Dega e Marrëdhënieve me Jashtë e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vijim të punës së saj për ndërkombëtarizimin si dhe përfshirjen e USH-së në rrjetet akademike me universitete të tjera brenda e jashtë vendit, ditën e marte, me datë 13 Shkurt 2018, organizoi takimin e delegacionit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Zenicës nga Bosnia - Hercegovina me përfaqësues të Universitetit të Shkodrës.
Delegacioni i Universitetit të Zenicës përbëhej nga:
Prof. dr. Alaudin Brkic, dekan i Fakultetit të Ekonomisë;
Prof. dr. Rifet Djogic, zv - dekan i Fakultetit të Ekonomisë;
Prof. dr. Dzenan Kulovicm, zv - dekan i Fakultetit të Ekonomisë
Prof. dr. Darko Petkovic, drejtor i qendrës së Inovacionit dhe sipërmarrjes së këtij Universiteti
Ato u njohen me punen, eksperiencen, projektet dhe aktivitetin akademik të këtij Fakulteti si dhe shkembyen eksperiencat e tyre. Në fund të takimit të dy palët nënshkruan një marrëveshje bashkepunimi mbi mundësinë e të bërit pjesë e rrjetit ku janë të përfshirë Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Durrësit “Aleksander Moisiu”.
Diten e mërkure datë 14 Shkurt 2018 delegacioni i Universitetit të Zenicës u pritën nga Rektori Prof, dr. Adem Bekteshi. Ato diskutuan për hapsirat e mundshme të bashkëpunimit reciprok në fusha të ndërsjellta si dhe në projekte të përbashkëta në kuadrin e Erasmus +. Vlen për tu theksuar dakordësia për problemet e diskutuara dhe në veçanti rritjen e numrit të studentetëve që vizitojnë universitetet respektive.
- 3708 lexime