Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka në përbërjen e tij katër degë : Anglistikë, Gjermanistikë, Italianistikë dhe Frëngjisht. Pas mbarimit të studimeve në këtë fakultet, lëshohen këto diploma universitare:
- "Bachelor në Gjuhë Angleze"
- "Bachelor në Gjuhë Italiane"
- "Bachelor në Gjuhë Frënge"
-
"Bachelor në Gjuhë Gjermane"
Aktualisht ka tre departamente : Anglistikës, Gjermanistikës dhe Romanistikës.
Në këtë fakultet japin mësim 24 pedagogë të brendshëm prej të cilëve 1 profesor doktor, 6 profesore të asociuara, 9 lektorë të parë, 1 doktorante, 7 pedagoge me master të nivelit të dytë.
39 pedagogë të jashtëm, prej të cilëve 1 profesor emeritus, 2 lektore të para, 3 doktorante, 32 pedagoge me master të nivelit të dytë dhe 1 asistent/pedagoge.
Dekan : Prof.as.dr. Alma (Dibra) HAFIZI
email : ahafizi@unishk.edu.al, tel.: 22800653
zv.Dekan : Dr.Lindita KAZAZI
e-mail : lindita.kazazi@unishk.edu.al
Sekretare e Dekanit : Fatjona (Milla) TROSHANI,
email : fmilla@unishk.edu.al tel. 22800653
Sekretare mësimore : Lindita (Maçaj) FRASHNI,
email : lmacej@unishk.edu.al tel: 22800653
- 29503 lexime