Shtëpia

Takim mes delegacionit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Zenicës, Bosnia - Hercegovina dhe delegacionit të Universitetit të Shkodrës.

Dega e Marrëdhënieve me Jashtë e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” në vijim të punës së saj për ndërkombëtarizimin si dhe përfshirjen e USH-së në rrjetet akademike me universitete të tjera brenda e jashtë vendit, ditën e marte, me datë 13 Shkurt  2018, organizoi takimin e delegacionit të Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Zenicës nga Bosnia - Hercegovina me përfaqësues të Universitetit të Shkodrës.

Delegacioni i Universitetit të Zenicës përbëhej nga:

Prof. dr. Alaudin Brkic, dekan i Fakultetit të Ekonomisë;

Prof. dr. Rifet Djogic, zv - dekan i Fakultetit të Ekonomisë;

Prof. dr. Dzenan Kulovicm, zv - dekan i Fakultetit të Ekonomisë

Prof. dr. Darko Petkovic, drejtor i qendrës së Inovacionit dhe sipërmarrjes së këtij Universiteti

 

Ato u njohen me punen, eksperiencen, projektet dhe aktivitetin akademik të këtij Fakulteti si dhe shkembyen eksperiencat e tyre. Në fund të takimit të dy palët nënshkruan një marrëveshje bashkepunimi mbi mundësinë e të bërit pjesë e rrjetit ku janë të përfshirë Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Tiranës dhe Fakulteti Ekonomik i Universitetit të Durrësit “Aleksander Moisiu”.

Diten e mërkure datë 14 Shkurt  2018  delegacioni i Universitetit të Zenicës u pritën nga Rektori Prof, dr. Adem Bekteshi. Ato diskutuan për hapsirat e mundshme të bashkëpunimit reciprok në fusha të ndërsjellta si dhe në projekte të përbashkëta në kuadrin e Erasmus +. Vlen për tu theksuar dakordësia për problemet e diskutuara dhe në veçanti rritjen e numrit të studentetëve që vizitojnë universitetet respektive.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).