- Shqip
- English
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në mbështetje të ligjit me Nr.80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”, Statutit si dhe Rregullorës së USH-së, hap 2 dy vende vakante punë si staf ndihmës akademik në sektorin administrative dhe konkretisht 1 (një) pozicion përgjegjës jurist institucioni dhe 1 (një pozicion) sekretare e Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Edukimit.
Kriteret për pozicionin e punës 1 (nje) përgjegjës jurist/e institucioni janë si më poshtë :
Kriteret e vendit vakant :
- Të kenë zotësi të plotë veprimi
- Të zotërojnë aftësi profesionale specifike për vendin e punës si jurist/e
- Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional dhe etik.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
- Të mos ketë masë disiplinore për largim nga puna.
- Të kenë diplomë universitare(master i shkencave ose diplome ekuivalente me to) me notë mesatare jo më të ulët se 8.5, ne fakultetin e Drejtësisë.
- Të ketë të mbrojtur gjuhën angleze me notë jo më të ulët se 8.5 të njohur zyrtarisht nga institucionet shtetërore.
- Të ketë eksperiencë të mëparshme pune mbi 10- vite në profilin e kërkuar, në administratën publike.
- Të ketë rekomandime në fushën përkatëse.
Dokumentacioni qe duhet te paraqesin te interesuarit janë si më poshtë:
- Kërkesë punësimi dhe jetëshkrimi (CV) me foto përsonale
- Dokument identifikimi dhe certifikate familjare
- Libreze pune ose vërtetim papunësie nga zyra e punës
- Fotokopje e noterizuar e listes se notave
- Fotokopje e noterizuar e diplomës
- Reference pune nga punedhenesi i meparshem
- Raport mjeko-ligjor për aftësi punë
- Vërtetim nga qëndra e punës në të cilën punon apo ka punuar
- Dëshmi e njohjes së gjuhës së huaj e noterizuar
- Deklarate qe provon kushtet e pikes 3/c te nenit 8 te Rregullores se posacme te USH-se për zënien dhe ruajtjen e vendit të punës (per mos lidhje faresfisnore)
- Vertetim rajoni per adrese/rezidence banimi (kontrate qeraje)
- Autorizim per Rektorin dhe ILDKPKI-ne
Kuadri Ligjor:
Ligji Nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë” dhe legjislacioni i prokurimit publik ( ligji nr.9643 dt.20.11.2006 “Për prokurimin Publik”, (i ndryshuar), V.K.M nr.914, dt.29.12.2014 “Për miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, (i ndryshuar),
Kriteret e vendit vakant 1 (një) sekretare e Dekanit pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit:
Dokumentacioni që duhet të paraqesin të interesuarit janë si më poshtë:
- Të kenë zotësi të plotë veprimi
- Të zotërojnë aftësi profesionale specifike për vendin e punës si sekretar/e
- Të kenë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional dhe etik.
- Të mos jenë të dënuar me vendim të formës të gjykatës për kryerjen e një vepre penale
- Të mos ketë masë disiplinore për largim nga puna.
- Të ketë diplomë universitare (master i shkencave ose diplomë ekuivalente me to).
- Të ketë eksperiencë të mëparshme pune.
- Kërkesë punësimi dhe jetëshkrimi (CV) me foto përsonale
- Dokument identifikimi dhe ҫertifikatë familjare
- Librezë pune ose vërtetim papunësie nga zyra e punës
- Fotokopje e noterizuar e listës së notave
- Fotokopje e noterizuar e diplomës
- Reference pune nga punëdhënësi i mëparshëm
- Raport mjeko-ligjor për aftësi pune
- Vërtetim nga qëndra e punës në të cilën punon apo ka punuar
- Deklarate qe provon kushtet e pikes 3/c te nenit 8 te Rregullores se posaҫme të USH-së për zënien dhe ruajtjen e vendit të punës (për mos lidhje faresfisnore)
- Vërtetim rajoni për adrese/rezidence banimi (kontratë qeraje)
- Autorizim për Rektorin dhe ILDKPKI-në
Kuadri Ligjor:
Ligji nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr.9154, datë 6.11.2003 Për arkivat'' (i ndryshuar ) dhe rregullorja e administratës së USH
Shënim : Kandidatet duhet të dorëzojnë dokumentacionin me zarf të mbyllur vetëm me poste pranë Rektoratit të USH-së nga datat 15.04.2019 deri në datën 30.04.2019 me shënimin mbi zarf “Aplikim për punë në USH”dhe dorëzohen ne protokoll, mungesa e dokumentave “kritere për vende vakante” përbën shkak për skualifikim nga kandidimi.
Konkurimi, vlerësimi dhe rezultati:
Fituesit do të përzgjidhen nëpërmjet procedurave të konkurimit të hapur sipas kritereve sa më sipër.
Konkurimi konsiston në ;
Vlerësimi i dosjes së kandidatit deri në 30 pikë.
Vlerësimi i njohurive të shprehura në intervistën me gojë dhe/ose me shkrim, ku totali i pikëve deri në 70 pikë.
Njoftimi për datën e konkursit do ju njoftohet individualisht kandidatëve që plotësojnë kriteret me postë/postë elektronike/telefon.
Ankimimet për rezultatin mund të bëhen deri në 5 (pesë) ditë kalendarike pas shpalljes së rezultatit.
- 4372 lexime