Universiteti i Shkodres "Luigj Gurakuqi"
Tel/Fax :+355 22 800651 e-mail : eshpori@unishk.edu.al
ADMINISTRATORI : Eriklida Shpori
Funksionet e Administratorit
Administratori i institucionit publik të arsimit të lartë është autoriteti më i lartë administrativ dhe përgjegjës për mirëfunksionimin financiar të Institucionit. Ai është përfaqësues ligjor i institucionit të arsimit të lartë për çështjet financiare dhe administrative sipas përcaktimeve të ligjit nr.85/2015 datë 22.07.2015.
Në përmbushje të funksionit të tij, ai kryen detyrat e mëposhtme :
1. Harton projek-buxhetin vjetor mbi bazën e propozimeve të njësive kryesore dhe të njësive bazë, mbështetur në planin strategjik të zhvillimit të institucionit dhe në planin buxhetor afatmesëm të tij,
2. Propozon kriteret për administrimin e burimeve financiare dhe materiale, të cilat ja paraqet për miratim Bordit të Administrimit dhe mbikqyr shpërndarjen e zbatimin e tyre,
3. Ndjek dhe kontrollon zbatimin e buxhetit vjetor të institucionit të arsimit të lartë në strukturat e varësisë së tij,
4. Zbaton të gjitha vendimet e Bordit të Administrimit dhe të Senatit Akademik me karakter financiar dhe akademik,
5. I paraqet Bordit të Administrimit dhe Senatit Akademik raportin mbi veprimtarinë financiare të institucionit të arsimit të lartë, në përfundim të vitit akademik,
6. Bashkëpunon me strukturat dhe autoritetet dhe autoritetet e tjera të institucionit të arsimit të lartë për çështje të administrimit të përditshëm,
7. Emëron dhe shkarkon administratorët e njësive kryesore dhe njësive bazë pas miratimit të Bordit të Administrimit,
8. Plotëson kërkesat e Rektorit, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, administrative dhe financiare,
Kryen funksione të tjera në zbatim të Statutit dhe rregulloreve të tjera të institucionit.
- 16191 lexime