Të nderuar kolegë,
ICESS 2018, Konferenca e 6të në Shkenca të Edukimit dhe në Shkenca Sociale do të mbahet në Tiranë në datë 27 Prill 2018 organizuar nga Departamenti i Shkencave të Edukimit. ICESS 2018 është një konferencë ndërkombëtare ndërdisiplinore e cila sjell së bashku studjues,kërkues, lektorë dhe studentë të diplomuar për të shkëmbyer dhe ndarë me njëri-tjetrin eksperiencat dhe gjetjet e punës së tyre kërkimore dhe për të diskutuar mbi sfidat aktuale në fushën e Shkencave të Edukimit dhe të Shkencave Sociale dhe zgjidhjet e propozuara për tu përballur me këto sfida.
Qëllimi kryesor i ICESS 2018 është të ofrojë një mundësi për akademikët dhe profesionistët në fushën e shkencave të edukimit dhe të shkencave sociale për të ndërvepruar me njëri tjetrin dhe për shkëmbyer pikëpamje shumëplanëshe në lidhje me disiplinat e tyre. Partner në organizimin e këtij evenimenti është Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi
Data e organizimit të konferencës: 27 Prill 2018
Afati për dërgimin e abstrakteve: 20 Prill 2018
Vendi: Kolegji universitar "Bedër"
Gjuha e prezantimit dhe e dorëzimit të punimeve: Gjuha Shqipe dhe Gjuha Angleze
Website i konferencës: http://icess.beder.edu.al/
Publikimi i punimeve:
Të gjitha punimet e pranuara do të publikohen elektronikisht në Librin e Botimeve të Konferencës me ISBN, dhe punime të përzgjedhura do të publikohen edhe në BJES, një revistë shkencore me bord editorial, organ i Fakultetit të Shkencave të Edukimit dhe të Filologjisë me ISSN.BJES është një revistë shkencore ndërkombëtare me një bord editorial ndërkombëtar, e indeksuar me DOAJ , dhe e pajisur me ISSN në formatin hard copy dhe online.
Pjesëmarrja dhe tarifa e pjesëmarrjes sipas preferencave:
Tarifa e pjesëmarrjes individuale në konferencë për kontribuesit nga Shqipëria është prej 80 eurosh, ndërkohë që tarifa për pjesëmarrje të kontribuesve nga jashtë vendit është prej 200 eurosh, ndërkohë që tarifa për pjesëmarrje virtuale është prej 120 euro. Ato që do të jenë personalisht pjesëmarrës në konferencë do mund të marrin materialet e konferencës si programin e konferencës,certifikatën e pjesëmarrjes dhe versionet elektronike në format pdf të Librit të punimeve të konferencës dhe të edicionit të veçantë të BJES. Në këtë konferencë aplikohen tarifa të veçanta për pjesëmarrjen në evenimentet sociale.
Duke Ju falenderuar paraprakisht për bashkëpunimin
Në emër të Komitetit Organizator të Konferencës
Prof.Assoc.Dr.Tidita Abdurrahmani
Drejtuese e Konferencës
Dr. Arti Omeri
Bashkë drejtues i konferencës
Tel: +355 4 24 19 200
Address: Rr.” Jordan Misja”, Tiranë - ALBANIA
- 2347 lexime