Fakulteti i Shkencave Shoqërore, Instituti i Studimeve Albanologjike me mbështetjen e Konsullatës Austriake të Nderit organizuan më 18 dhjetor 2013: Akademinë shkencore ndërkombëtare “100 vjet “Hylli i Dritës”. Kjo veprimtari zhvillohet në kuadër të 100-vjetorit të daljes së numrit të parë të revistës “Hylli i Dritës”, këtij periodiku të rëndësishëm kulturor, filologjik, letrar, etj. Botimi i këtij periodiku ishte një ngjarje e shënuar jo vetëm për Shkodrën, por për gjithë Shqipërinë. Veprimtarinë e hapi Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, prof.as.dr. Mimoza Priku.
Në fjalën përshëndetëse prof. dr. Artan Haxhi, Rektor i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ndër të tjera theksoi: “Dëshiroj t’ju falënderoj përzemërsisht për praninë dhe kontributin tuaj. Ndjehemi të nderuar nga një pjesëmarrje e tillë e cilësuar e personaliteteve të shquara të shkencës, kolegëve të nderuar e të studiuesve me kontribute të rëndësishme në fusha të ndryshme të dijes, gjuhëtarë, historianë, shkrimtarë e dijetarë. Si sot një shekull më parë, kur vendi ynë sapo kishte nisur të qeverisej si shtet i pavarur pas një robërie të gjatë, feksi drita e një reviste që u quajt në mënyrë emblematike “Hyll”, me shpresë në Providencën Hyjnore dhe në të ardhmen e atdheut, i cili do të rilindte si Feniksi nga hiri i tij. Mendjet më të ndritura të urdhrit françeskan, një urdhër aq popullor në Shqipëri, me nismën e poetit emërmadh, Fishtës, morën guximin të nxjerrin në ballë të kulturës shqiptare një revistë të një niveli kulturor evropian, siç u bë shpejt “Hylli i Dritës”.
Përshëndetën punimet e kësaj akademie: prof. dr.Hysni Matoshi, Drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Gjergj Leqejza, Konsull Nderi i Austrisë.
Kjo veprimtari u zhvillua në tri seanca ku u kumtuan këto kumtesa, sipas programit të mëposhtëm:
Programi Seanca I (Auditori 3)
1. Fatbardha Hoxha (Shkodër): “Profili poliedrik i të përkohshmes “Hylli i Dritës”.
2. Hysen Matoshi (Prishtinë): “Hylli fishtian i dritës”.
3. Tomor Osmani (Shkodër): “Hylli i Dritës” për çështje gjuhësore dhe alfabetin e shqipes.
4. Emin Kabashi (Prishtinë): “Koncepti kombëtar i Hyllit të Dritës”.
5. Mark Marku (Tiranë): “Elitat kulturore françeskane dhe “Hylli i Dritës”.
6. Nikë Ukgjini (Shkodër): “Lëvrimi i temave biblike në “Hyllin e Dritës”.
7. Willy Kamsi (Shkodër): “Kontributi i revistës “Hylli i Dritës” për historinë e Shqipërisë (dokumente)
Seanca II (Auditori 3)
1. Emil Lafe (Tiranë): “Përjetime për atë Justin Rrotën”.
2. Gjovalin Shkurtaj (Tiranë): “Fillesa të mbara të etnografisë së komunikimit në shkrimet diturore të “Hyllit të Dritës”.
3. Tefë Topalli, Anisa Kosteri (Shkodër): “Hylli i Dritës 1913-1923 për drejtshkrimin e shqipes”.
4. Shefkije Islamaj (Prishtinë): “Hylli i Dritës” dhe gjuha shqipe”.
5. Mimoza Gjokutaj (Tiranë): “Çështje të mësimit të gjuhëve përmes faqeve të “Hyllit të Dritës”.
6. Anila Omari (Tiranë): “Kontributi i “Hyllit të Dritës” në studimet filologjike shqiptare.
7. Thoma Dhima (Gjirokastër): “Emri i Shqipërisë dhe shqiptarëve në revistën “Hylli i Dritës”.
8. Mustafa Ibrahimi (Shkup): “Rëndësia e botimit të frazeologjizmave në “Hyllin e Dritës”.
9. Evalda Paci (Tiranë): Shkrimet e vjetra shqipe në revistën “Hylli i Dritës” (1913-1944)”.
10. Mimoza Priku (Shkodër): “Revista “Hylli i Dritës” në shënimet bibliografike të Carlo Tagliavinit”.
11. Ina Arapi (Vjenë): “Kolë Rrota dhe ngritja e lektoratit të shqipes në Universitetin e Vjenës”.
12. Rrezarta Draçini (Shkodër): “Kontributi i Austrisë në botimet e “Hyllit të Dritës”.
13. Orjeta Baja-Merita Hysa (Shkodër): “Elemente të rrafshit fonetik në shkrimet gjuhësore të “Hyllit të Dritës”.
14. Rezearta Murati (Shkodër): “Hylli i Dritës” për një gjuhë letrare të përbashkët shqipe.
15. Erzen Koperaj – Sereta Koperaj (Shkodër): Prejardhja e shqiptarëve përmes “Hyllit të Dritës”.
Seanca III (Salla e Senatit)
1. Alfred Çapaliku (Shkodër): “Hylli i Dritës” nën drejtimin e Vinçes Prendushit.
2. Dhurata Shehri (Tiranë): “Shumësia e diskurseve të “Hyllit të Dritës”.
3.Shaban Sinani (Tiranë): “Fryma e Hyllit të Dritës në veprimin shkencor të Institutit të Studimeve Shqiptare”.
4. Paulina Hoxha (Shkodër): “Traditat zakonore të Dukagjinit sipas At Benardin Palajt”.
5. Zeqira Neziri (Shkup): “Eposi heroik shqiptar nëpër faqet e “Hyllit të Dritës”.
6. Naile Imami (Beograd): “Përgënjështrimi i mistifikimeve në një libër antishqiptar nga ana e P. Marin Sirdanit OFM”.
7. Diana Kastrati (Tiranë): “Hylli i Dritës”, ikona e publicistikës shqiptare”.
8. Elindë Dibra – Fatmir Vadahi (Shkodër): “Çështje të arsimit në radhët e “Hyllit të Dritës”.
9. Arben Prendi (Shkodër): “Kontributi i revistës “Hylli i Dritës” për mbledhjen e studimin e folklorit dhe letërsisë gojore shqiptare”.
10.Eduard Ndreca – Bendis Kraja (Shkodër): “Historia e Mirditës e pasqyruar nga faqet e “Hyllit të Dritës”.
11.Gëzim Puka – Gjovalin Çuni (Shkodër): “Kontribute për botimin e “Hyllit të Dritës” (personeli ndihmës).
- 4193 lexime