Shtëpia

Dt. 18.11.2015. Promovohen veprat e prof. dr. Shefik Osmanit

Ditën e mërkurë, më datë 18 nëntor 2015, ora 11:00, në sallën e konferencave pranë Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u promovuan veprat e prof. dr. Shefik Osmanit: “Figura të shquara të arsimit dhe pedagogjisë”, “Ligjërata dhe shkrime të zgjedhura”, “Probleme të ciklit të ulët në rrjedhën e viteve”, “Kontribut për historinë e filatelisë shqiptare”, etj..
Kjo veprimtari u organizua nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Akademia e Shkencave të Edukimit në Tiranë dhe Shtëpia Botuese “Filara”.
Programi i veprimtarisë ishte si më poshtë:
Fjala e hapjes nga prof. as. dr. Gëzim Dibra, dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit
Kumtuan:
Prof. dr. Musa Kraja, Kryetar i Akademisë së Shkencave të Edukimit (Tiranë)
Prof. dr. Vehbi Hoti, studiues
Prof. dr. Njazi Kazazi, studiues
Dr. Mehdi Kroni, drejtor i Departamentit të Shkencave të Edukimit
Dr. Eranda Bilali (Halluni), pedagoge e Fakultetit të Shkencave të Edukimit në USH
Ma. Fatmiroshe Xhemalaj, botuese, Shtëpia Botuese “Filara”
Prof. dr. Tomor Osmani, studiues.
Prof. dr. Shefik Osmanit është shumë i njohur si historian i arsimit, pedagog, didakt. Ai mban titullin “Mësues i Merituar”. Lindi në Shkodër, ku ndoqi edhe gjimnazin klasik. U diplomua për gjuhë ruse në fakultetin e Historisë dhe Filologjisë (1960). Shërbeu si mësues e drejtor në shkollat pedagogjike në Shkodër, Peshkopi e Tiranë, si inspektor në Ministrinë e Arsimit dhe punonjës shkencor në Institutin e Studimeve Pedagogjike. Nga veprat e tij më të njohura janë: “Probleme të mësimdhënies” (1982), “Fjalor i pedagogjisë” (1983), “Një misionar në shërbim të kombit” (1996), “Pjetër Bogdani” (Shkup, 1994; Tiranë, 1996), “Trashëgimi social-pedagogjike” (Prishtinë, 1997), “J. H. Pestaloci dhe arsimi fillor” (1997), “Reflekse etno-pedagogjike” (1999), etj.. Nën drejtimin e tij shkencor-pedagogjik janë përgatitur dhe botuar për shkollat shqipe të mësimit plotësues në diasporën e re shqiptare nëntë tekste shkollore të botuara në Prishtinë dhe Gjermani. Është bashkautor i një vargu veprash arsimore: “Didaktikat” (për shkollat e larta, 1986); “Abetaret shqipe dhe trajektorja e tyre historiko-pedagogjike” (2000); “Dritaret e mia...” (Tiranë, 2002); “Hape portën” (Tiranë 2003), “Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik”, vëll. I (2003), etj.. Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së tretë.
Kjo veprimtari u ndoq me shumë interes nga pedagogë dhe studentë të fakulteteve të ndryshme.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).