Qendra Evropiane dhe Fondacioni “Konrad Adenauer” në bashkëpunim me Departamentin e së Drejtës Publike të Fakultetit të Drejtësisë së Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizua trajnimin 1 ditor me temë: “Dita pas statusit kandidat – çfarë vjen më pas?”
Konceptuesit e kësaj veprimtarie shfaqën idetë e tyre për punën që duhet të bëjë vendi ynë, për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane. Ky trajnim përkoi edhe me “Javën Evropiane 2015”, e cila finalizohet më 9 Maj, që është dita simbol e Evropës.
Zgjedhja e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ishte e qëllimshme, pasi ai është një nga institucionet e arsimit të lartë, i cili vazhdimisht ka qenë i hapur ndaj bashkëpunimeve të tilla. Fakulteti i Drejtësisë i USH-së përfshihen kurrikula që trajtojnë çështje të Bashkimit Evropian.
Përpjekjet që duhet të bëjnë brezat e rinj, janë një domosdoshmëri dhe do të sjellin “Erën e Re” drejt BE-së. Në këtë trajnim u theksua se për të përfunduar sa më shpejt procesi i integrimit, ne kemi nevojë të plotësojmë 5 kriteret që janë vendosur si kusht për t’u bërë pjesë e BE-së.
1. Reforma në administratën publike;
2. Reforma në sistemin e drejtësisë;
3. Lufta kundër korrupsionit;
4. Lufta kundër krimit të organizuar;
5. Mbrojtja e të Drejtave të Njeriut.
Folësit theksuan se pas përmbushjes së këtyre kritereve, shqiptarët i pret një jetë më e mirë dhe më e sigurtë në Evropë.
Program i trajnimit ishte si më poshtë:
Prezantimi i projektit nga Ina Xhepa – Qendra Evropiane
“Evropianizimi: BE dhe Shqipëria”- Elvin Gjevori, PhD, Universiteti Europian i Tiranës
“Avantazhet dhe disavantazhet e hyrjes në eurozonë”- PhDc. Margerita Topalli, Banka e Shqipërisë
“Pasaporta ime evropiane”- Ina Xhepa, Qendra Europiane
Diskutime
Përfundimet e trajnimit dhe shpërndarja e certifikatave
- 1956 lexime