Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar (dega e Shkodrës), në ambientet e Rektoratit të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u organizua një seancë dhurimi gjaku. Në këtë veprimtari humane dhurimi, studentët e Universitetit tonë ishin shumë aktivë.
“Dhurime të tilla organizohen gjatë gjithë vitit në Fakultetet e Universitetit tonë,”- u shpreh pedagogia e departamentit të Infermierisë Vera Gjinaj, e cila është edhe koordinatore e projektit të dhurimit të gjakut për Shkodrën.
Kjo nismë u parapri nga një fushatë sensibilizuese që i drejtohej studentëve, pedagogëve dhe stafit administrativ të USH-së.
Më parë dhuruesi i nënshtrohet një kontrolli mjekësor dhe vetëm kur rezulton i shëndetshëm bëhet dhurimi i gjakut. Me këtë rast dhuruesi përfiton edhe një paketë të plotë analizash të përpunuara në laboratorët më të mirë në vend.
Edhe kjo seancë dhurimi përcolli mesazhin human: “Kush dhuron gjak, shpëton një jetë”.
- 2930 lexime