- Shqip
- English
Shkodër më 03. 05. 2016
Vendim Nr. 5
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi “
Komisioni i Apelimit
Objekti i vendimit: Ankimi i dates 22 prill 2016 Ankuesja: Prof. As. Dr. Anila Neziri
Objekti i Ankimit: Kundërshtim i vendimit nr 251 date 21. 04. 2016 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve për miratimin e Autoriteteve dhe organeve drejtuese në Universitetin e Shkodrës, në lidhje me shortin e hedhur nga ky organ për përcaktimin e anëtarit të Senatit nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës midis kandidateve që kanë rezultuar me numër të barabartë votash, Anila Neziri dhe Neira Media.
VENDOSI
- Deklarimin e pavlefshmërisë së proçedimit administrative të hedhjes së shortit të kryer nga organi administrative, Komisioni Zjedhjeve i Universitetit të Shkodrës për përcaktimin e anëtarit të Senatit nga Fakulteti i Shkençave të Natures midis kandidateve që kanë rezultuar me numër të_ barabartë_ votash, Anila Neziri dhe Neira Media;
- Shfuqizimin e vendimit nr 251datë 21. 04. 2016 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve për miratimin e Autoriteteve dhe organeve drejtuese në Uniyersitetin e ShkodrësS, për pjesën që i përket fituesit të nxjerrë në bazë të shortit të mësipërm;
- Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të_rihedhë shortin duke respektuar kerkesat e ligjshmërisë;
- Ky vendim është i formës së prerë, përfundimtar, i detyruar për tu zbatuar.
Kryetari: Sekretare: Anëtarë:
Roland Ilia Aurora Dibra Dritan Sallaku Daorta Berdaj Ylvije Kraja
Shkodër më 03. 05. 2016
Vendim Nr. 6
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi“
Komisioni i Apelimit
Objekti i vendimit: Parashtrimet e datës 27 prill 2016, ankimi i datës 25 prill 2016 dhe ankimi i datës 22 prill 2016.
Analiza e ankimit
- Subjektet:
- Ankimuesi- Kandidatja për Rektor të Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Arjeta Troshani;
- Drejtuar- Komisonit të Apelimit në Universitetin e Shkodrës.
- Objekti:
- Ankimim i Vendimit nr. 259/ 1 prot. Datë 23. 04. 2016 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Universitetit Luigj Gurakuqi;
- Shpallje e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi;
- Shkaku ligjor:
- Baza Ligjore: rregullore “Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
- Gjendja e faktit që i kundërvihet të drejtës:
- Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës;
- Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Fakultetin e Drejtësisë;
- Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja;
VENDOSI
- Rrëzimin e akimit të kandidates për rektor Prof. Dr. Arjeta Troshani dhe lënien në fuqi të Vendimit nr. 259/1 prot. Datë 23. 04. 2016 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Uninersitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi.
- Ky vendim është i formës së prerë, përfundimtar, i detyruar për tu zbatuar.
Kryetari: Sekretare: Anëtarë:
Roland Ilia Aurora Dibra Dritan Sallaku Daorta Berdaj Ylvije Kraja
Shkodër më 03. 05. 2016
Vendim Nr. 7
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi “
Komisioni i Apelimit
Objekti i vendimit: Apelimi i dates 25. 04. 2016
Apelues: Kandidati për Dekan Rrok Smajlaj
Objekti i ankimit: Shpallje e pavlefshme e zgjedhjeve për Dekan të Fakultetit ë Shkencave të Natyrës.
Komisioni i Apelimit nuk është kompetent për shqyrtimin e ankimit të tij.
Kryetari: Sekretare: Anëtarë:
Roland Ilia Aurora Dibra Dritan Sallaku Daorta Berdaj Ylvije Kraja
Shkodër më 03. 05. 2016
Vendim Nr. 8
Objekti: Shqyrtimi i ankimit te dates 22.04.2016, te Z. Florian Bjanku, kunder vendimit te KIZNr. 251 date 21.04.2016.
VENDOSI
- Pranimin e pikes se pare te anikimit te dates 22.04.2016 te Z.Florian Bjanku.
- Rrezimin e pikes se dyte te ankeses si te pabazuar ne Rregulloren Nr. 2459/1 date 15.03.2016 „Per organizimin e zgjedhjeve te para per autoritetet dhe organet drejtuese ne institucionet publike te arsimit te larte ne Republiken e Shqiperise“.
- Ndryshimin e pikes 32 te Vendimit Nr. 251 date 21.04.2016, te Komisionit Institucional Zgjedhor te Universitetit „Luigj Gurakuqi“ Shkoder, si vijon;
3.1. Shpalljen fitues per nje mandat ne senatin akademik, per personelin akademik, perfaqesues te Fakultetit te Drejtesise Z. Florian Bjanku.
3.2. Shpalljen fitues per mandatin e dyte ne senatin akademik, per personelin akademik,perfaqesues te .Fakultetit te Drejtesise Z. Gasper Kokaj.
3.3. Shpalljen jo fituese per mandatin e dyte ne senatin akademik, per personelin akademik, perfaqesues te Fakultetit te Drejtesise Znj. Senada Reci.
- Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe eshte i formes se prere, perfundimtar dhe i detyruar per tu zbatuar.
- Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne rruge gjyqesore.
Shpallur ne Shkoder sot me date 03.05.2016.
Komisioni
Roland Ilia, Dritan Sallaku, Daorta Berdaj, Aurora Dibra, Ylvije Kraja
- 1805 lexime