Shtëpia

Vendime të Komisionit të Apelit për zgjedhjet e para për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

Shkodër më 03. 05. 2016

Vendim Nr. 5

 

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi “

Komisioni i Apelimit

Objekti i vendimit: Ankimi  i dates 22 prill 2016 Ankuesja: Prof. As. Dr. Anila Neziri

Objekti i Ankimit: Kundërshtim i vendimit nr 251 date 21. 04. 2016 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve për miratimin e Autoriteteve dhe organeve drejtuese në Universitetin e Shkodrës, në lidhje me shortin e hedhur nga ky organ për përcaktimin e anëtarit të Senatit nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës midis kandidateve që kanë rezultuar me numër të barabartë votash, Anila Neziri dhe Neira Media.

VENDOSI

  1. Deklarimin e pavlefshmërisë së proçedimit administrative të hedhjes së shortit të kryer nga organi administrative,  Komisioni Zjedhjeve i Universitetit të Shkodrës për përcaktimin e anëtarit  të Senatit nga Fakulteti i Shkençave të Natures midis kandidateve që kanë rezultuar me numër të_ barabartë_ votash, Anila Neziri dhe Neira Media;
  2. Shfuqizimin e vendimit nr 251datë 21. 04. 2016 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve për miratimin e Autoriteteve dhe organeve drejtuese në Uniyersitetin e ShkodrësS, për pjesën që i përket fituesit të nxjerrë në bazë të shortit të mësipërm;
  3. Komisioni Institucional i Zgjedhjeve të_rihedhë shortin duke respektuar kerkesat e ligjshmërisë;
  4. Ky vendim është i formës së prerë, përfundimtar, i detyruar për tu zbatuar.

 

 Kryetari:              Sekretare:                        Anëtarë:

 Roland Ilia            Aurora Dibra                      Dritan Sallaku       Daorta Berdaj       Ylvije Kraja

 

Shkodër më 03. 05. 2016

Vendim Nr. 6

 

Universiteti i  Shkodrës “Luigj Gurakuqi“

Komisioni i Apelimit

Objekti i vendimit: Parashtrimet e datës 27 prill 2016, ankimi i datës 25 prill 2016 dhe ankimi i datës 22 prill 2016.

Analiza e ankimit

  1. Subjektet:
  • Ankimuesi- Kandidatja për Rektor të Universitetit të Shkodrës Prof. Dr. Arjeta Troshani;
  • Drejtuar- Komisonit të Apelimit në Universitetin e Shkodrës.
  1. Objekti:
  • Ankimim i Vendimit nr. 259/ 1 prot. Datë 23. 04. 2016 të Komisionit Institucional të  Zgjedhjeve të Universitetit Luigj Gurakuqi;
  • Shpallje e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi;

 

  1. Shkaku ligjor:
  • Baza Ligjore: rregullore “Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”;
  • Gjendja e faktit që i kundërvihet të drejtës:
  1. Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës;
  2. Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Fakultetin e Drejtësisë;
  3. Pavlefshmëri e zgjedhjeve në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja;

 

VENDOSI

 

  1. Rrëzimin e akimit të kandidates për rektor  Prof. Dr. Arjeta Troshani dhe lënien në fuqi të Vendimit nr. 259/1 prot. Datë 23. 04. 2016 të Komisionit Institucional të Zgjedhjeve të Uninersitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi.
  2. Ky vendim është i formës së prerë, përfundimtar, i detyruar për tu zbatuar.

 

Kryetari:              Sekretare:                  Anëtarë:

Roland Ilia            Aurora Dibra                            Dritan Sallaku        Daorta Berdaj       Ylvije Kraja

 

Shkodër më 03. 05. 2016

Vendim Nr. 7

 

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi “
Komisioni i Apelimit

Objekti i vendimit: Apelimi i dates 25. 04. 2016

Apelues: Kandidati për Dekan Rrok Smajlaj

Objekti i ankimit: Shpallje e pavlefshme e zgjedhjeve për Dekan të Fakultetit ë Shkencave të Natyrës.

 

Komisioni i Apelimit nuk është kompetent për shqyrtimin e ankimit të tij.

 

Kryetari:              Sekretare:             Anëtarë:

Roland Ilia            Aurora Dibra                       Dritan Sallaku        Daorta Berdaj       Ylvije Kraja

 

Shkodër më 03. 05. 2016

Vendim Nr. 8

 

Objekti: Shqyrtimi i ankimit te dates 22.04.2016, te Z. Florian Bjanku, kunder vendimit te KIZNr. 251 date 21.04.2016.

VENDOSI

 

  1. Pranimin e pikes se pare te anikimit te dates 22.04.2016 te Z.Florian Bjanku.
  2. Rrezimin e pikes se dyte te ankeses si te pabazuar ne Rregulloren Nr. 2459/1 date 15.03.2016 „Per organizimin e zgjedhjeve te para per autoritetet dhe organet drejtuese ne institucionet publike te arsimit te larte ne Republiken e Shqiperise“.
  3. Ndryshimin e pikes 32 te Vendimit Nr. 251 date 21.04.2016, te Komisionit Institucional Zgjedhor te Universitetit „Luigj Gurakuqi“ Shkoder, si vijon;

3.1. Shpalljen fitues per nje mandat ne senatin akademik, per personelin akademik, perfaqesues te Fakultetit te Drejtesise Z. Florian Bjanku.

3.2. Shpalljen fitues per mandatin e dyte ne senatin akademik, per personelin    akademik,perfaqesues te .Fakultetit te Drejtesise Z. Gasper Kokaj.

3.3. Shpalljen jo fituese per mandatin e dyte ne senatin akademik, per personelin akademik,    perfaqesues te Fakultetit te Drejtesise Znj. Senada Reci.

  1. Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe eshte i formes se prere, perfundimtar dhe i detyruar per tu zbatuar.
  2. Kunder ketij vendimi lejohet ankim ne rruge gjyqesore.

Shpallur ne Shkoder sot me date 03.05.2016.

Komisioni

Roland Ilia, Dritan Sallaku, Daorta Berdaj, Aurora Dibra, Ylvije Kraja

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).