- Shqip
- English
Debat i hapur mbi mbrojtjen e fëmijëve me studentët universitarë
Në kuadër të Planit Kombëtar të Mobilizimit: "#UnëMbrojFëmijët në qytetin tim", një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ditën e premte, më 6 Maj 2016, organizohet një debat i hapur me studentët universitarë mbi mbrojtjen e fëmijëve.
Ky aktivitet do të zhvillohet në orën 12.30 në sallën e Bibliotekes Universitare Shkodër. Aktiviteti u mbështet nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin Psikologji-Punë Sociale.
Pjesëmarrës do të jenë studentë të degës së punës sociale dhe psikologjisë, të departamentit Psikologji-Punë Sociale, Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të cilët do të bëhen pjesëmarrës përmes drejtimit të pyetjeve për panelin.
Në panel do të jenë: Z. Blendi Klosi (Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë), Znj. Voltana Ademi (Kryetare e Bashkisë Shkodër), Z.Paulin Radovani (Prefekti Shkodër), Z. Gëzim Dibra (Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit)
- Fjala e hapjes
Z. Blendi KLOSI , Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
- Fjala përshendetese
Znj. Voltana Ademi, Kryetare e Bashkisë Shkodër
Diskutim i hapur me studentët e pranishëm. Diskutimi moderohet nga Arjet Pervizi, student i vitit të dytë në programin e studimit Master i Shkencave në Psikologji Klinike.
- 1514 lexime