Shtëpia

6 maj 2016 - Aktivitet në kuadër të Planit Kombëtar të Mobilizimit: "#UnëMbrojFëmijët në qytetin tim".

Debat i hapur mbi mbrojtjen e fëmijëve me studentët universitarë

 

Në kuadër të Planit Kombëtar të Mobilizimit: "#UnëMbrojFëmijët në qytetin tim", një nismë e ndërmarrë nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ditën e premte, më 6 Maj 2016, organizohet një debat i hapur me studentët universitarë mbi mbrojtjen e fëmijëve.

Ky aktivitet do të zhvillohet në orën 12.30 në sallën e Bibliotekes Universitare Shkodër. Aktiviteti u mbështet nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në bashkëpunim të ngushtë me Departamentin Psikologji-Punë Sociale.

 

Pjesëmarrës do të jenë studentë të degës së punës sociale dhe psikologjisë, të departamentit Psikologji-Punë Sociale,  Fakulteti i Shkencave të Edukimit, Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, të cilët do të bëhen pjesëmarrës përmes drejtimit të pyetjeve për panelin.

Në panel do të jenë: Z. Blendi Klosi (Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë), Znj. Voltana Ademi  (Kryetare e Bashkisë Shkodër), Z.Paulin Radovani  (Prefekti Shkodër), Z. Gëzim Dibra (Dekan i Fakultetit të Shkencave të Edukimit)

 

-          Fjala e hapjes

Z. Blendi KLOSI , Ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

-          Fjala përshendetese

Znj. Voltana Ademi,  Kryetare e Bashkisë Shkodër

 

Diskutim i hapur me studentët e pranishëm. Diskutimi moderohet nga Arjet Pervizi, student i vitit të dytë në programin e studimit Master i Shkencave në Psikologji Klinike.

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).