- Shqip
- English
Procesverbal i mbajtur sot me datën, 06. 04.2016, ora 10.00; në zbatim të ligjit nr. 8485 datë
12.05.1999 "Kodi i procedurave administrative të Republikes së Shqiperisë", i ndryshuar, ligjit nr.
80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqiperisë" dhe Rregullores nr. 2459/ 1, neni nr. 39 datë 15.03.2016 " Për organizimin e zgjedhjeve të para për autoritetet dhe organet drejtuese në institucionet publike te arsimit te lartë në Republikën e Shqipërisë", si dhe vendimit të Senatit të U .SH nr. 149, datë 21.03.2016 u mblodh sot Komisioni i Apelimit për zgjedhjet e para për autoritetet dhe organet drejtuese, me praninë e anërarëve z. Dritan Sallaku, Znj. Daorta Berdaj, zj. Ylvije Kraja, Z. Roland llia dhe zj. Aurora Dibra.
1. Komisioni mori vendimin për konstituimin e Komisionit të Apelimit për zgjedhjet e para për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi",
2. Komisioni zgjodhi me shumicë të thjeshtë Kryetar të Komisionit të Apelimit për zgjedhjet e para për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" z. Roland Ilia.
3. Komisioni zgjodhi sekretarin e Komisionit të Apelimit për zgjedhjet e para për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" zj. Aurora Dibra.
4. Komisioni hartoi dhe miratoi rregulloren për funksionimin e tij.
5. Shpalli vendimin për konstituimin e Komisionit të Apelimit për zgjedhjet e para për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi".
6. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
- 1898 lexime