Shtëpia

Konstituimi i Komisionit të Apelimit për zgjedhjet e para për autoritetet dhe organet drejtuese në Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

Procesverbal i mbajtur  sot me datën,  06. 04.2016,   ora  10.00; në zbatim të ligjit nr. 8485 datë

12.05.1999  "Kodi i  procedurave  administrative   të Republikes  së  Shqiperisë",  i ndryshuar,  ligjit nr.

80/2015 “Për arsimin  e lartë dhe kërkimin  shkencor në institucionet  e arsimit  të lartë në Republikën  e Shqiperisë"   dhe Rregullores  nr. 2459/  1, neni nr. 39 datë  15.03.2016 " Për organizimin  e zgjedhjeve  të para për autoritetet   dhe organet  drejtuese  në institucionet  publike  te arsimit  te lartë në Republikën  e Shqipërisë",  si dhe vendimit  të Senatit  të U .SH nr. 149,  datë 21.03.2016   u mblodh  sot Komisioni  i Apelimit  për zgjedhjet  e para për autoritetet  dhe organet  drejtuese,  me praninë  e anërarëve  z. Dritan Sallaku,   Znj. Daorta  Berdaj,  zj. Ylvije Kraja,  Z. Roland  llia dhe zj. Aurora  Dibra.

1.    Komisioni   mori vendimin  për konstituimin  e Komisionit  të Apelimit  për zgjedhjet  e para për autoritetet  dhe organet  drejtuese  në Universitetin  e Shkodrës  "Luigj  Gurakuqi",

2.    Komisioni   zgjodhi  me shumicë  të thjeshtë  Kryetar  të Komisionit   të Apelimit  për zgjedhjet  e para  për  autoritetet   dhe  organet  drejtuese  në  Universitetin   e Shkodrës   "Luigj   Gurakuqi"   z. Roland  Ilia.

3.    Komisioni  zgjodhi  sekretarin  e Komisionit  të Apelimit  për zgjedhjet  e para  për autoritetet  dhe organet  drejtuese  në Universitetin   e Shkodrës  "Luigj  Gurakuqi"   zj. Aurora  Dibra.

4.    Komisioni  hartoi dhe miratoi  rregulloren  për funksionimin  e tij.

5.    Shpalli   vendimin   për   konstituimin    e  Komisionit   të   Apelimit   për   zgjedhjet    e  para   për autoritetet  dhe organet  drejtuese  në Universitetin  e Shkodrës  "Luigj  Gurakuqi".

6.    Ky vendim  hyn në fuqi menjëherë.

                                                                                   

                                                                                                                                                                                                                                          

 

Bashkangjitur: 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).