- Shqip
- English
Më datë 10 Dhjetor 2015, ora 10.00, Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore organizon në sallën A2 (godina e Fakultetit të Shkencave Shoqërore) një aktivitet në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.
I ftuar në këtë takim është Z. Fred Abrahams, i cili është studiues, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Right Watch në Berlin.
Ai vjen në këtë aktivitet për të prezantuar dhe bashkëbiseduar me studentë dhe pedagogë në lidhje me librin e tij të titulluar “Shqipëria e Re: Nga diktatura në demokraci në Europë". Ky libër është botuar së pari në anglisht nga shtëpia botuese e Universitetit të Nju Jorkut në SHBA (New York University Press, 2015).
Ndër të tjera, fokus i diskutimeve do të jenë çështje të lidhura me kalimin e Shqipërisë nga diktatura në demokraci dhe sfidat e këtij procesi.
Ftohen të marrin pjesë studentët dhe pedagogët që kanë interes.
Shënim: Për të gjithë ato që janë të interesuar, bashkangjitur gjeni një informacion të përmbledhur për autorin dhe librin.
- 2643 lexime