Shtëpia

Dt. 10.12.2015 - Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore organizojnë një aktivitet në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

Më datë 10 Dhjetor 2015, ora 10.00, Fakulteti i Shkencave të Edukimit dhe Fakulteti i Shkencave Shoqërore organizon  në sallën A2 (godina e Fakultetit të Shkencave Shoqërore)  një aktivitet në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.

I ftuar në këtë takim është Z. Fred Abrahams, i cili është studiues, publicist, ekspert i të drejtave të njeriut dhe konsulent pranë Human Right Watch në Berlin.

Ai vjen në këtë aktivitet për të prezantuar dhe bashkëbiseduar me studentë dhe pedagogë në lidhje me librin e tij të titulluar “Shqipëria e Re: Nga diktatura në demokraci në Europë". Ky libër është botuar së pari në anglisht nga shtëpia botuese e Universitetit të Nju Jorkut në SHBA (New York University Press, 2015).

Ndër të tjera, fokus i diskutimeve do të jenë çështje të lidhura me kalimin e Shqipërisë nga diktatura në demokraci dhe sfidat e këtij procesi.

Ftohen të marrin pjesë studentët dhe pedagogët që kanë interes.

 

Shënim: Për të gjithë ato që janë të interesuar, bashkangjitur gjeni një informacion të përmbledhur për autorin dhe librin.

Bashkangjitur: 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).