Në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së shkrimtarit Martin Camaj, ditën e enjte, më datë 15 tetor 2015, ora 11:00, në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore Universitare u zhvillua konferenca shkencore me temë: “Camaj-Letërsia tjetër”.
Kjo veprimtari shkencore ishte organizuar nga Senati Demokristian, Dekanati i Fakulteti të Shkencave Shoqërore pranë Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe shoqata atdhetare "Dukagjini”.
Albanologu Martin Camaj u përkujtua në këtë 90-vjetor të lindjes, për veprën e madhe që ka lënë në fushën e letërsisë, të gjuhësisë dhe në aspekte të tjera të çështjes shqiptare.
Konferenca u drejtua nga presidenti i Senatit Demokristian, shkrimtari Lazër Stani.
Në këtë veprimtari referuan: Arben Prendi, Sadik Bejko, Prend Buxhala, Bardhyl Londo, Ledia Dushi, Xhavit Beqiri, Ndue Uka, Primo Shllaku.
Gjatë konferencës u bënë lexime fragmentesh nga poezia e proza e Martin Camajt të interpretuara nga aktorët e Teatrit “Migjeni”: Merita Smaja dhe Arben Spahiu.
Në fund të konferencës u bë edhe përurimi i monumentit kushtuar albanologut dhe shkrimtarit të shquar Martin Camaj.
- 2675 lexime