Shqip
English
Komisioni Europian ka shpallur thirrjen për aplikime për fellowship individual nëpërmjet komponentit Marie Sklodowska Curie të programit Horizon 2020, i vlefshëm për të gjithë kërkuesit që kërkojnë mbështetje për zhvillimin e projekteve të tyre post-doktorale. Kjo thirrje do të mbulojë mobilitetin post-doktoral për kërkuesit brenda Evropës (2 vite), nga Evropa drejtë vendeve e treta (3 vite) dhe nga vendet e treta drejt Evropës (3 vite).
Afati përfundimtar i aplikimeve është data 10 Shtator 2015 dhe rezultatet e para do të shpallen gjatë muajit dhjetor 2015, për projektet që do të zbatohen duke filluar nga pranvera e vitit 2016.
Kjo thirrje përbën një mundësi shumë të vlefshme, pasi shkalla e pranueshmërisë për aplikimet pritet të jetë në nivelin 15 %.
Për të aplikuar apo marrë informacionet e tjera vizitoni linkun: https://ec.europa.eu/research/participants/portal4/desktop/en/opportunities/h2020/calls/h2020-msca-if-2015.html
- 2197 lexime