Shtëpia

Thirrje për aplikime në komponentin Marie Sklodowska Curie të programit Horizon 2020

Komisioni Europian ka shpallur thirrjen për aplikime për fellowship individual nëpërmjet komponentit  Marie Sklodowska Curie të programit Horizon 2020, i vlefshëm për të gjithë kërkuesit që kërkojnë mbështetje për zhvillimin e projekteve të tyre post-doktorale. Kjo thirrje do të mbulojë mobilitetin post-doktoral për kërkuesit brenda Evropës (2 vite), nga Evropa drejtë vendeve e treta (3 vite) dhe nga vendet e treta drejt Evropës (3 vite). 

 

Afati përfundimtar i aplikimeve është data 10 Shtator 2015 dhe rezultatet e para do të shpallen gjatë muajit dhjetor 2015, për projektet që do të  zbatohen duke filluar nga pranvera e vitit 2016.

 

Kjo thirrje përbën një mundësi shumë të vlefshme, pasi shkalla e pranueshmërisë për aplikimet pritet të jetë në nivelin 15 %.

 

Për të aplikuar apo marrë informacionet e tjera vizitoni linkun: https://ec.europa.eu/research/participants/portal4/desktop/en/opportunities/h2020/calls/h2020-msca-if-2015.html

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).