Shtëpia

Dt. 16.06.2015. Takim i Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, ShS znj. Romana Vlahutin me studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Ditën e martë, më datë 16 qershor, ora 11:00, në Sallën e Konferencave të Bibliotekës së Universitetit “Luigj Gurakuqi” u zhvillua një takim i Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri, ShS znj. Romana Vlahutin me studentët e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”.
Veprimtarinë e hapi znj. Miriam Neziri Angoni – Team Leader EUIC Shkodër Vlorë.
Duke marrë fjalën znj. Romana Vlahutin falënderoi studentët për pjesëmarrjen. Ajo u shpreh e kënaqur që gjendet për herë të parë në Universitetin e Shkodrës, të cilin e vlerësoi si një ndër universitetet më të mira në vend. Në fokus të këtij takimi ishte pjesëmarrja në zgjedhjet vendore të 21 qershorit 2015. “Është shumë e rëndësishme të votojmë. Vota është privilegj dhe përgjegjësi, ndaj e gjykova të rëndësishëm këtë takim me studentët. Dita kur ju do të votoni, është dita kur ju do të konfirmoni demokracinë në vend, do të konfirmoni vetveten dhe të ardhmen tuaj”. Aktiviteti vijoi në formën e një bashkëbisedimi me studentët.
Në këtë veprimtari ishte i pranishëm dhe z. Robert Adams, ekspert për zgjedhjet.

Më herët, ambasadorja e BE-së, ShS znj. Romana Vlahutin, pati një takim edhe me rektorin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Artan Haxhi.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).