Në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” u organizua një auditorium me temë: “Gjakmarrja”.
Ky aktivitet ishte organizuar nga institucioni i Avokatit të Popullit në bashkëpunim me përfaqësues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Auditoriumi u mbajt në kuadër të një projekti të qeverisë daneze për institucionin e Avokatit të Popullit .
Programi i auditoriumit ishte:
Fjalët përshëndetëse:
Z. Igli Totozani, Avokati i Popullit
Z. Robert Wilton, Zv. Kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri
Diskutimet:
Znj. Felek Brahimi nga Prefektura e Shkodrës
Z. Besnik Cani, Drejtues i Prokurorisë Shkodër
Z. Lorenc Panganika, Drejtor i Policisë së Qarkut
Z. Sotiraq Nushi, Ndihmëskomisioner pranë AP
Temat që u diskutuan:
1. Fenomeni i gjakmarrjes dhe hakmarrjes në Shqipëri, si dhe pasojat shoqërore e sociale që sjell për njerëzit dhe familjet e ngujuara dhe për shoqërinë në tërësi.
2. Parandalimi i këtij fenomeni, kërkon një bashkëpunim të ngushtë midis organeve shtetërore dhe shoqërisë civile përmes një strategjie të përbashkët.
3. Efektiviteti i mekanizmave të organeve të policisë dhe organit të prokurorisë, në zbulimin, kapjen dhe dorëzimin e gjithë fajtorëve që nxisin dhe krijojnë këtë fenomen tepër të rëndë.
4. Edukimi i brezit të ri me frymën e tolerancës dhe kundër fenomenit të vetëgjyqësisë, gjakmarrjes dhe hakmarrjes përmes programeve mësimore. Trajtim i veçantë financiar dhe roli i mësuesve në zonat e familjeve të ngujuara, në parandalimin e këtij fenomeni.
5. Ndihma e strukturave përgjegjëse shtetërore ndaj familjeve të ngujuara me të ardhura të pamjaftueshme, për të ulur nivelin e varfërisë dhe të papunësisë.
- 2440 lexime