Shqip
English
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Kolegji Amerikan i Selanikut ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime universitare (BA) 4 – vjeçare në Kolegjin Amerikan të Selanikut, dhe për studime pasuniveristare Master një vjecar, për vitin akademik 2015-2016.
Degët që ofrohen:
Në nivelin Bachelor
Administrim Bisnes (BS) (me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar, Menaxhim ose Marketing)
Mardhënie Ndërkombëtare (BA)
Biznes dhe Shkenca kompjuterike
Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA) (me specializm në Gjuhësi dhe Letërsi, ose Komunikim&Media)
Në nivelin Pasuniveritar :
Master në Administrim Bisnezi (MBA)
Kriteret : Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme ose ta kenë përfunduar atë;
- Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (Për këtë qëllim të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen testit të gjuhës angleze pranë zyrave të Fondacionit Soros).
- Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.
Për Studime Pasuniveristare
- Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit ose ta kenë përfunduar atë;
APLIKIMI
Ju duhet të aplikoni online në linkun : http://admissions.act.edu/
Afati për Studime Universitare 15 Maj 2015; Afati për Studime Master 30 Maj 2015
Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun :
http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID1 – për studime univeristare
dhe në linkun :
http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID2 – për studime Master
Dokumentacionin plotësues të Aplikimit duhet ta dorëzoni deri në afafet e treguara më siper, pranë zyrave të Fondacionit Soros, në adresën e mëposhtëme :
Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),
Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 248-213
e-mail: bursa@osfa.al
Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar duke klikuar këtu , ose të vini t’i tërhiqni ato pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.
Për më tepër informacion, Fondacioni SOROS dhe Kolegji Amerikan i Selanikut (ACT) ju ftojnë të merrni pjesë në SESIONIN INFORMUES që do të zhvillohet datë 2 Prill, ora 16.00, në ambientet e Fondacionit Soros në Tirane.
- 2465 lexime