Shtëpia

Hapen aplikimet për bursa për studime në kolegjin Amerikan të Selanikut

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë – SOROS dhe Kolegji Amerikan i Selanikut ftojnë gjithë të interesuarit të aplikojnë për bursa të plota dhe të pjesshme për studime universitare (BA) 4 – vjeçareKolegjin Amerikan të Selanikut, dhe për studime pasuniveristare  Master një vjecar, për vitin akademik 2015-2016.

 

Degët që ofrohen:

Në nivelin Bachelor  

 

                 Administrim Bisnes (BS) (me specializim në Finance, Biznes Ndërkombëtar,  Menaxhim ose Marketing)

                Mardhënie Ndërkombëtare (BA)

Biznes dhe Shkenca kompjuterike

Gjuhë dhe Letërsi Angleze (BA) (me specializm në Gjuhësi dhe Letërsi, ose  Komunikim&Media)

 

Në nivelin Pasuniveritar :

                 Master në Administrim Bisnezi (MBA)

 

Kriteret : Kandidatët e interesuar në momentin e aplikimit duhet që:

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme ose ta kenë përfunduar atë;
  • Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze (Për këtë qëllim të gjithë aplikantët do t’i nënshtrohen testit të gjuhës angleze  pranë zyrave të Fondacionit Soros).
  • Aplikantët duhet të kenë një notë mesatare të lartë.

 

Për Studime Pasuniveristare

  • Të jenë nxënës në vitin e fundit të Universitetit ose ta kenë përfunduar atë;

APLIKIMI

Ju duhet të aplikoni online në linkun : http://admissions.act.edu/

Afati për Studime Universitare 15 Maj 2015;  Afati për Studime Master 30 Maj 2015

Gjithashtu duhet të plotësoni edhe Formularin e Ndihmës Finaciare në linkun :

http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID1për studime univeristare

dhe në linkun :

http://www.act.edu/financial_aid/finaid.jsp?par=FINAID2për studime Master

Dokumentacionin plotësues të Aplikimit duhet ta dorëzoni deri në afafet e treguara më siper, pranë zyrave të Fondacionit Soros, në adresën e mëposhtëme :

Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (Soros),

Rr. Qemal Stafa, 120/2, Tiranë
Tel: +355-42-235856, 248-213

e-mail: bursa@osfa.al

Ju mund të shkarkoni listën e dokumentacionit të kërkuar duke klikuar këtu , ose të vini t’i tërhiqni ato  pranë sekretarisë së Fondacionit SOROS.

Për më tepër informacion, Fondacioni SOROS dhe Kolegji Amerikan i Selanikut (ACT) ju ftojnë të merrni pjesë në SESIONIN INFORMUES që do të zhvillohet  datë 2 Prill, ora 16.00, në ambientet e Fondacionit Soros në Tirane.

www.act.edu                        www.osfa.al

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).