Shtëpia

PJESËMARRJE NË SHKOLLËN VERORE NË LUBJANË, SLLOVENI

Universiteti i Lubjanës, Fakulteti i Ekonomisë, shpall programin për pjesëmarrje në Shkollën Verore “Take the best from East and West”, që do të zhvillohet në datat 06-24 korrik 2015 në Lubjanë, Slloveni. Shkolla është e organizuar në një program tre-javor, i cili është i hapur për studentët që aktualisht janë duke ndjekur ose përfunduar nivelin Bachelor dhe Master. Gjatë programit tre javor studentët do të kenë mundësi të ndjekin kurse në të cilat do të përfitojnë ECTS (kreditë), vizitojnë kompani të suksesshme, të zbulojnë kulturën dhe vendet më interesante të Sllovenisë. Afati i fundit për aplikim është data 10 Qershor 2015. Për një informacion më të detajuar për mënyrën e aplikimit dhe shpenzimet e pjesëmarrjes gjenden në adresën: http:/www.ef.uni-lj.si/summerschool

DREJTORIA E INTEGRIMIT DHE PROJEKTEVE