- Shqip
- English
Thirrje për Aplikim
Civil Society Scholar Awards (2015 -2016)
Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur –Soros, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat : Civil Society Scholar Awards ( CSSA ), për vitin Akademik 2015 -2016.
QËLLIMI :
Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet shkëmbimet akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike, që të aksesojnë burime të rëndësishme për punen e tyre kerkimore, zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektual apo në mësimdhënie.
KUSH MUND TË APLIKOJË :
- Studentë të Doktoraturës që studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit ;
- Staf Akademik me kohe te plote në Universitetet në Shqipëri (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).
AKTIVITET QË MUND TË FINANCOHEN :
Projekte ndërkombëtare akademike, afat shkurtër, të tilla si : kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kerkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime kerkimore ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.
Mund të ofrohet mbështetje edhe për ‘tuition fee’ vetëm për vitin e parë të doktoraturës, kur studimet kryhen jashtë Shqipërisë.
FUSHAT E STUDIMIT :
Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, veçanërisht ato që lidhen me:
- Ligji, drejtësia, dhe qeverisja; Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimin i burimeve natyrore; Të drejtat ekonomike dhe fuqizimin i të varfërve; Shëndeti publik, punë sociale dhe zhvillim komuniteti; Kuadri Ligjor dhe Politikat lidhur me ‘New Media’; Arsimi gjithëpërfshirës; Studimet pas konfliktit; Të drejtat e Njeriut.
AFATI I APLIKIMIT :
Afati i fundit për aplikim është 2 Mars, 2015.
Mund të aplikoni online te linku : https://scholarshipprograms.submittable.com/submit/1e1a720e-9e30-480f-9dea-16788519a989
ose mund të dorëzoni aplikimin pranë zyrave të Fondacionit Soros në Tirane :
Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë
Tel : +355 42234223
Më tepër informacion do të gjeni te linku :
www.opensocietyfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards-20141212
Për çdo pyetje apo paqartësi ju mund të kontaktoni në adresën : bursa@osfa.al
- 3991 lexime