Shtëpia

Thirrje për Aplikim - Civil Society Scholar Awards (2015 -2016)

 

Thirrje për Aplikim

      Civil Society Scholar Awards (2015 -2016)

 

Programi i Bursave të Fondacionit Shoqëria e Hapur –Soros, shpall thirrjen për Aplikime për Bursat : Civil Society Scholar Awards ( CSSA ), për  vitin Akademik 2015 -2016.

 

QËLLIMI :

Civil Society Scholar Awards (CSSA) mbështet shkëmbimet akademike ndërkombëtare për të mundësuar studentët e doktoraturës dhe stafet akademike,  që të aksesojnë burime të rëndësishme për  punen e tyre kerkimore, zhvillimin e tyre profesional si studiues, si intelektual apo në mësimdhënie.

 

KUSH MUND TË APLIKOJË :

  • Studentë të Doktoraturës që   studiojnë në universitete të akredituara, brenda ose jashtë vendit ;
  • Staf Akademik me kohe te plote në Universitetet në Shqipëri  (kërkohet të kenë Diplomë Masteri).

 

AKTIVITET QË MUND TË FINANCOHEN :

Projekte ndërkombëtare akademike, afat shkurtër, të tilla si : kërkim në terren (mbledhje të dhënash); vizita kerkimore në biblioteka, arkiva apo universitete; zhvillim kursesh/kurrikulash; dhe bashkëpunime  kerkimore  ndërkombëtare që çojnë në publikime ‘peer- reviewed’.

Mund të ofrohet mbështetje edhe për ‘tuition fee’ vetëm për vitin e parë të doktoraturës, kur studimet kryhen jashtë Shqipërisë.

 

FUSHAT E STUDIMIT :

Propozimet për çdo fushë brenda Shkencave Sociale dhe Humane janë të mirëpritura, veçanërisht ato që lidhen me:

  • Ligji, drejtësia, dhe qeverisja; Zhvillimi i qëndrueshëm dhe menaxhimin i burimeve natyrore; Të drejtat ekonomike dhe fuqizimin i të varfërve; Shëndeti publik, punë sociale dhe zhvillim komuniteti; Kuadri Ligjor dhe Politikat lidhur me ‘New Media’; Arsimi gjithëpërfshirës; Studimet pas konfliktit; Të drejtat e Njeriut.

AFATI I APLIKIMIT :

Afati i fundit për aplikim është 2 Mars, 2015.

 

Mund të aplikoni online te linku : https://scholarshipprograms.submittable.com/submit/1e1a720e-9e30-480f-9dea-16788519a989

ose mund të dorëzoni aplikimin pranë zyrave të Fondacionit Soros në Tirane :

 

Rr.Qemal Stafa, P.120/2, Tiranë

Tel : +355 42234223

 

Më tepër informacion do të gjeni te linku : 

www.opensocietyfoundations.org/grants/civil-society-scholar-awards-20141212

Për çdo pyetje apo paqartësi ju mund të kontaktoni në adresën : bursa@osfa.al

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).