Ditën e premte, më 14.11.2014, u zhvillua një lektorium për çështje të lidhura me modelet sociale evropiane, solidaritetin evropian në fushën psiko-sociale, si dhe elemente të rëndësishëme të qytetërimit evropian. Ky takim u organizua tek salla e konferencave pranë Bibliotekës Shkencore Universitare.
Veprimtaria ishte fryt i një bashkëpunimi mes Fondacionit “Friederich Ebert” dhe Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Në këtë aktivitet u prezantuan para studentëve leksionet e hapura të përgatitura nga prof. dr. Gjergj Sinani; prof. as. dr. Fatmir Vadahi dhe Dr. Mehdi Kroni; Dr. Fatbardha Osmanaga dhe Dr. Brilanda Lumanaj.
Ky aktivitet kishte si qëllim që të njihte studentët me zhvillimin e modeleve sociale evropiane; karakteristikat e shoqërisë evropiane dhe zhvillimet e saj; prioritet e BE-së në fushën e shërbimeve sociale; lidhjen e konceptit të solidaritetit me fushën e shërbimeve psiko-sociale; elemente filozofike të qytetërimit dhe karakteristikat e tij, etj..
Aktiviteti u ndoq me interes nga studentët dhe pedagogët pjesëmarrës.
- 2703 lexime