Shtëpia

Dt. 19.07.2013. Me një ceremoni të veçantë Këshilli i Profesorëve i Fakultetit të Shkencave Shoqërore të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dha për disa pedagogë titujt “Profesor i asociuar” dhe “Docent”.

Sot paradite në sallën e senatit të Universitetit  të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, u organizua një ceremoni e veçantë me rastin  e dhënies së titujve  “Profesor i asociuar” dhe “ Docent” për disa pedagogë të Universitetit tonë nga ana e Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Shkencave Shoqërore. Merrte pjesë në këtë ceremoni edhe Rektori i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, prof. dr. Artan HAXHI, i cili duke përshëndetur theksoi se sot për herë të parë në Universitetin e Shkodrës, Këshilli i Profesorëve po nderon kolegët tanë, të cilët së pari kanë nderuar veten me punën e tyre, por edhe institucionin që përfaqësojnë.

Kryetari i Këshillit të Profesorëve, prof. dr. Mahir Hoti theksoi  se sot  Universiteti i Shkodrës është bërë një ent promovues për shumë pedagogë të nderuar “Këshilli i Profesorëve është treguar me vullnet pozitiv duke zbatuar të gjitha procedurat”, përfundoi z. Hoti.

Dëshminë për titullin “Profesor i asociuar”  e morën pedagogët:  Nertila Ljarja, Alma Hafizi, Ilir Berhani, Rajmonda Këçira, ndërsa me titullin “Docent” u nderuan: Zenel Lohja dhe Ridvan Dibra