Shtëpia

Kërkimi shkencorë kthehet në traditë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Me pjesmarrjen e rreth 140 profesorëve dhe kërkuesve shkencorë nga e gjithë Shqipëria,  Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zhvilluar në Universitetin ‘’Luigj Gurakuqi” të Shkodrës konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë “Harmonisation of Research and Education with  Sustainable Development” , HRESDE 2017.
 
Kërkimi shkencor tashmë  i kthyer në traditë  në Universitetin e Shkodrës  i jep   një dimension të ri  këtij insitucioni përballë sfidave që ka sot fusha  akademike.
Punimet e kërkuesve shkencor të mbështetura në një thellim epistimologjik  përballë  fenomenologjisë dhe në një qasje empirike e teorike  në funksion të praktikës , bënë të mundur  që kjo konferencë ndërkombëtare  të përmbushë misionin dhe të  promovohet si vlerë shkencore  universitare në shërbim të dijes studentore dhe publikut. 
 
Konferenca është hapur me fjalën përshëndetëse të rektorit të universitetit prof.dr Adem Bekteshi i cili duke falenderuar pjesmarrësit  u shpreh se shkëmbimi i eksperiencave  mes profesorëve dhe kërkuesve shkencorë të rajonit dhe më gjërë i shërben jo vetëm komunitetit shkencorë por edhe pregaditjes së specialisteve të rinj “Konferencat shkencore janë kthyer në traditë në universitetit tonë dhe janë shprehje e dëshirës  dhe e vullnetit të komunitetit kërkues  të profesorve  për të arritur rezultate gjithnjë e më të mira në shkencë e pregaditjen e specialistëve të rinj”.
 
Sipas rektorit të Universitetit të Shkodrës prof.dr Adem Bekteshi, organizimi i kësja konference  ishte një inisiativë e një grupi pedagogësh të përkushtuar jo vetëm në punën mësimore  por dhe atë kërkimore .Një punë e cila duhet falenderuar dhe vlersuar që nga fillimi  e deri në finalizimin e saj .
 
 
Punimet e rreth 140 kërkuesve shkencorë janë  ndarë në pesë seksione të ndryshme të  klasifikauar sipas  profileve shkencore.Konferenca pati punime të kërkimit shkencorë në gjitha fushat si  Informatikë,Teknologji,Bio –Kimi, Fizik ,Albanologji,Gjuhësi ,Letërsi, Gazetari ,Histori ,Psikologji ,Socologji,Jurispondencë ,Ekonomi ,Gjuhët  e Huaja  etj.  
 
Universiteti i Shkodrës  është universiteti i dytë më i madhi në vend   pas universitetit të Tiranës,   është shtëpia më e madhe e dijes në veri të vendit ku cilësia e mësimdhënies dhe stafi akademik kanë marrë gjithnjë  vlerësime maksimale .

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).