Me pjesmarrjen e rreth 140 profesorëve dhe kërkuesve shkencorë nga e gjithë Shqipëria, Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës është zhvilluar në Universitetin ‘’Luigj Gurakuqi” të Shkodrës konferenca e katërt shkencore ndërkombëtare me temë “Harmonisation of Research and Education with Sustainable Development” , HRESDE 2017.
Kërkimi shkencor tashmë i kthyer në traditë në Universitetin e Shkodrës i jep një dimension të ri këtij insitucioni përballë sfidave që ka sot fusha akademike.
Punimet e kërkuesve shkencor të mbështetura në një thellim epistimologjik përballë fenomenologjisë dhe në një qasje empirike e teorike në funksion të praktikës , bënë të mundur që kjo konferencë ndërkombëtare të përmbushë misionin dhe të promovohet si vlerë shkencore universitare në shërbim të dijes studentore dhe publikut.
Konferenca është hapur me fjalën përshëndetëse të rektorit të universitetit prof.dr Adem Bekteshi i cili duke falenderuar pjesmarrësit u shpreh se shkëmbimi i eksperiencave mes profesorëve dhe kërkuesve shkencorë të rajonit dhe më gjërë i shërben jo vetëm komunitetit shkencorë por edhe pregaditjes së specialisteve të rinj “Konferencat shkencore janë kthyer në traditë në universitetit tonë dhe janë shprehje e dëshirës dhe e vullnetit të komunitetit kërkues të profesorve për të arritur rezultate gjithnjë e më të mira në shkencë e pregaditjen e specialistëve të rinj”.
Sipas rektorit të Universitetit të Shkodrës prof.dr Adem Bekteshi, organizimi i kësja konference ishte një inisiativë e një grupi pedagogësh të përkushtuar jo vetëm në punën mësimore por dhe atë kërkimore .Një punë e cila duhet falenderuar dhe vlersuar që nga fillimi e deri në finalizimin e saj .
Punimet e rreth 140 kërkuesve shkencorë janë ndarë në pesë seksione të ndryshme të klasifikauar sipas profileve shkencore.Konferenca pati punime të kërkimit shkencorë në gjitha fushat si Informatikë,Teknologji,Bio –Kimi, Fizik ,Albanologji,Gjuhësi ,Letërsi, Gazetari ,Histori ,Psikologji ,Socologji,Jurispondencë ,Ekonomi ,Gjuhët e Huaja etj.
Universiteti i Shkodrës është universiteti i dytë më i madhi në vend pas universitetit të Tiranës, është shtëpia më e madhe e dijes në veri të vendit ku cilësia e mësimdhënies dhe stafi akademik kanë marrë gjithnjë vlerësime maksimale .
- 2538 lexime