Shtëpia

Instituti i Studimeve Albanologjike - RISULTATI DEGLI ULTIMI VENT’ANNI DI RICERCA SU ALBANIA E SCUTARI - Lucia Nadin

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit me datë 24 prill 2017 Fakulteti i Shkencave Shoqërore në bashkëpunim me Institutin e Studimeve Albanologjike organizuan në  ambientet  e  Bibliotekës së Universitetit ”Luigj Gurakuqi” veprimtarinë me titull “Risultati degli ultimi vent’anni di ricerca su Albania e Scutari,  dal secolo XV al secolo XVIII”  me historianen e njohur italiane Lucia Nadin, së cilës në vitin 2015 iu akordua Dekorata “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani. Në këtë aktivitet merrnin pjesë rektori i Universitetit të Shkodrës prof. dr. Adem Bekteshi, studiues, pedagogë e studentë, të cilët shfaqën interes për punën e palodhur të kërkueses kushtuar Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Veprimtarinë e hapi dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore prof. dr. Mimoza Priku e cila në bashkëpunim me drejtorin e Institutit të Studimeve Albanologjike prof. dr. Artan Haxhi kishin përgatitur në mënyrë të përmbledhur një kronologji të kontributit shkencor të studiueses duke u ndalë në botimet: “Venecia dhe Shqipëria. Gjurmë të lidhjeve të lashta” (Venecia, Agfol, 1995);“Migrimi dhe integrimi. Rasti i shqiptarëve në Venecia” (1479-1552;  Romë, Bulzoni, 2008); “Statutet e Shkodrës, në gjysmën e parë të shekullit XIV me shtesat deri më 1469” (Tiranë, “Onufri”, 2002); “Shqipëria e rigjetur. Zbulime të pranisë shqiptare në kulturën dhe artin e viteve 1500 të Veneto-s” (Tiranë, “Onufri”, 2012);“Venecia dhe Shqipëria. Një histori e takimeve dhe lidhjeve shekullore” ( Rajoni Veneto, Grafika Antiga, Crocetta del Montello (TV), 2014).

Më pas studiuesja italiane Lucia Nadin arriti të përmblidhe brenda një ore punën e saj voluminoze  duke i ilustruar me fakte e të dhëna historike të gjithë hulumtimet e 20 viteve kushtuar Shqipërisë, Shkodrës e shqiptarëve, duke nisur me vitin 1478, të cilin Nadin e quajti “stina e emigrimit të madh” në Venecia dhe solli në vëmendjen e këtyre kërkimeve  humanistin dhe historianin e njohur Marin Barleti. Me mjaft interes u pritën gjetjet e saj për tipografinë e librit të parë të gjuhës shqipe “Meshari” i Gjon Buzukut dhe interpretimet për figurën e Skënderbeut. Në mënyrë të thukët studiuesja veneciane interpretoi lidhjet shekullore mes Shkodrës dhe Venecias duke u ndalur në veçanti tek Statutet e Shkodrës. Të gjitha këto gjetje u pritën me mjaft interes nga të pranishmit.

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).