- Shqip
- English
Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”, rektorati në mbledhjen e tij të datës 20.02.2017,
VENDOSI:
1. Të miratojë ditët e hapura për informimin dhe këshillimin e nxënësve maturantë të shkollave të mesme të cilat janë 4, 11, 18, 25 mars 2017 nga ora 10.00-12.00.
2. Gjatë këtyre ditëve nxënësit maturantë të shkollave të mesme mund të njohin nga afër ambjentet e Fakulteteve të USH-së dhe të ndjekin aktivitetet informuese të tyre.
3. Ditët e hapura për informimin dhe këshillimin e nxënësve maturantë të shkollave të mesme të bëhen publike në ambjentet e Universitetit dhe në faqen zyrtare.
4. Aktivitetet e organizuara të koordinohen me drejtorët e drejtorive arsimore rajonale.
5. Ngarkohen Fakultetet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
- 2365 lexime