Shtëpia

Njoftim - Ditët e hapura për informimin dhe këshillimin e nxënësve maturantë të shkollave të mesme

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”, rektorati në mbledhjen e tij të datës 20.02.2017,

VENDOSI:

1.    Të miratojë ditët e hapura për informimin dhe këshillimin e nxënësve maturantë të shkollave të mesme të cilat janë 4, 11, 18, 25 mars 2017 nga ora 10.00-12.00.

2.    Gjatë këtyre ditëve nxënësit maturantë të shkollave të mesme mund të njohin nga afër ambjentet e Fakulteteve të USH-së dhe të ndjekin aktivitetet informuese të tyre.

3.    Ditët e hapura për informimin dhe këshillimin e nxënësve maturantë të shkollave të mesme të bëhen publike në ambjentet e Universitetit dhe në faqen zyrtare.

4.    Aktivitetet e organizuara të koordinohen me drejtorët e drejtorive arsimore rajonale.

5.    Ngarkohen Fakultetet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).