Shtëpia

Thirrje për kërkuesit dhe hulumtuesit e rinj shkencor për vizita studimore 2-javore.

Vendet ku mund të ndiqen këto studime: Westfälische Wilhelms-Universität Münster (Münster, Gjermani), Universiteti Paris 8 Vincennes (St Denis Cedex, Francë), Vaasan yliopisto (Vaasa, Finland)

Periudha: Maj 2014

Afati i aplikmit: 01 shtator 2013- 01 nëntor 2013
Mënyra e aplikimit: Përdorni formularin e aplikimit në faqen e internetit të projektit www.qinr.ac.me

Një informacion shtesë mbi projektin do të gjeni në faqen elektornike www.qinr.ac.me ose duke dërguar një e-mail në adresën qinr.ysr @ gmail.com

Kriteret për kandidatët:          

• Mosha deri në 35 vjeç.
• Kompetenca e gjuhës së folur angleze (pa certifikim). Komiteti do të shqyrtojë aftësitë e aplikantit në komunikim.
• Projekti i temës së masterit ose dokturaturës në proces. 
• Bashkëngjitur duhet të jetë një Letër Motivimi për këtë program të veçantë dhe pritshmëria juaj prej këtij kontakti ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor.

Dokumentet për aplikim

• Formulari për aplikim (www.qinr.ac.me).
• CV.
• Letër motivimi.
• Përshkrimi i projektit.
• Lista e referencës.
 

Kriteret që do të përdoren për përzgjedhjen e kandidatëve:
• Vlerësohet Fakulteti që aplikanti ndjek.
• Vlerësohet balanca gjinore e aplikantëve për të siguruar mundësi të barabarta. 
• Vlerësohen mundësitë e universiteteve pritëse të BE-së për projektet e propozuara nga aplikantët kërkues shkencorë. 
 

Të gjitha përzgjedhjet e bëra për aplikantët, do të shoqërohen me një përgjigje sqaruese  nga ana e komiteti akademik të institucionit pritës të BE-së.