- Shqip
- English
Ditën e martë me datë 17 janar 2017 u zhvillua takimi mes Ambasadores Gjermane në Shqipëri znj. Susanne Schütz dhe rektorit të Universitetit të Shkodrës, prof.dr. Adem Bekteshi. Në takim Ambasadorja u njoh me Institucionin dhe vizionin për të ardhmen. Znj Susanne Schütz, shprehi kënaqësinë që ndodhej në Shkodër gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.
Mes tjerash rektori, Prof.dr. Adem Bekteshi shprehi idenë e përfshirjes së gjuhës gjermane në programet e studimit që ofrohen në USH. Gjatë bisedës me ambasadoren, Rektori shprehi kënaqesinë e bashkëpunimit me universitetet gjermane si dhe mbështeti idenë e nxitjes së shkëmbimeve mes stafit akademik dhe studentëve të Universitetit të Shkodrës me ato gjermane në fushën e studimeve të albanologjisë, mjedisit dhe edukimit.
Në këtë kuadër u theksua kontributi që ka dhënë ambasada gjermane me praninë e gjuhës dhe kulturës gjermane në Universitetin e Shkodrës si dhe u shpreh dëshira për bashkëpunime më të thella në të ardhmen. Në përfundim të takimit Ambsadorja shprehu gatishmërinë në ndihmesën e organizimit të trainimeve të mësuesve në karrierë.
- 3934 lexime