Shtëpia

Takim mes Ambasadores Gjermane në Shqipëri znj. Susanne Schütz dhe rektorit të Universitetit të Shkodrës, prof.dr. Adem Bekteshi

Ditën e martë me datë 17 janar 2017 u zhvillua takimi mes Ambasadores Gjermane në Shqipëri znj. Susanne Schütz dhe rektorit të Universitetit të Shkodrës, prof.dr. Adem Bekteshi. Në takim Ambasadorja u njoh me Institucionin dhe vizionin për të ardhmen.  Znj Susanne Schütz, shprehi kënaqësinë që ndodhej në Shkodër gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Mes tjerash rektori, Prof.dr. Adem  Bekteshi shprehi idenë e përfshirjes së gjuhës gjermane në programet e studimit që ofrohen në USH. Gjatë bisedës me ambasadoren, Rektori shprehi kënaqesinë e bashkëpunimit me universitetet gjermane si dhe mbështeti idenë e nxitjes së shkëmbimeve mes stafit akademik dhe studentëve të Universitetit të Shkodrës me ato gjermane në fushën e studimeve të albanologjisë, mjedisit dhe edukimit.

Në këtë kuadër u theksua kontributi që ka dhënë ambasada gjermane me praninë e gjuhës dhe kulturës gjermane në Universitetin e Shkodrës si dhe u shpreh dëshira për bashkëpunime më të thella në të ardhmen. Në përfundim të takimit Ambsadorja shprehu gatishmërinë në ndihmesën e organizimit të trainimeve të mësuesve në karrierë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).