- Shqip
- English
Bazuar në rregulloren e studimeve dhe në vendimin nr. 10 datë 07.01.2017 të Ministrit të Shëndetësisë, rektorati në mbledhjen e tij datë 9.01.2017
VENDOSI:
1. Strukturat mësimore të ciklit parë ‘"Bachelor” me kohë të plotë dhe të pjesshme, “Master shkencor” dhe “Master Profesional” ndryshojnë sipas strukturave të bashkangjitura këtij vendimi.
2. Aktiviteti mësimor për semestrin e parë shtyhet me një javë.
3. Datat e riprovimeve të planifikuara të zhvillohen në datat 9.01.2017 deri 15.01.2017 do të zhvendosen në fund të sezonit të riprovimeve nga data 26.01.2017 deri me datën 1.02.2017.
4. Në semestrin e dytë Departamentet duhet të planifikojnë pesë ditë të shtunë mësim për zëvendësimin e javës mësimore që shkurtohet në strukturë.
5. Ngarkohen Fakultetet për zbatimin e këtij vendimi.
- 3662 lexime