Shtëpia

Vendim për disa ndryshime në strukturen mësimore për vitin akademik 2016-2017

Bazuar në rregulloren e studimeve dhe në vendimin nr. 10 datë 07.01.2017 të Ministrit të Shëndetësisë, rektorati në mbledhjen e tij datë 9.01.2017

VENDOSI:

1.    Strukturat mësimore të ciklit parë ‘"Bachelor” me kohë të plotë dhe të pjesshme, “Master shkencor” dhe “Master Profesional” ndryshojnë sipas strukturave të bashkangjitura këtij vendimi.

2.    Aktiviteti mësimor për semestrin e parë shtyhet me një javë.

3.    Datat e riprovimeve të planifikuara të zhvillohen në datat 9.01.2017 deri 15.01.2017 do të zhvendosen në fund të sezonit të riprovimeve nga data 26.01.2017 deri me datën 1.02.2017.

4.    Në semestrin e dytë Departamentet duhet të planifikojnë pesë ditë të shtunë mësim për zëvendësimin e javës mësimore që shkurtohet në strukturë.

5.    Ngarkohen Fakultetet për zbatimin e këtij vendimi.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).