- Shqip
- English
Në mbështetje të V.K.M nr.672 dt.07.08.2013 ''Për kuotat financiare të ushqimit në mensa dhe konvikte, bursat e shtetit dhe pagesat e nxënësve e të studentëve në institucionet arsimore publike, për vitin akademik 2013-2014'', urdhërit të rektorit nr.204 dt.03.10.2013 ''Për organizimin e punës në procesin e pranimit, shqyrtimit dhe miratimit të kërkesave të studentëve për trajtim me bursë” njoftojmë se aplikimi për tu trajtuar me bursë për vitet e dyta dhe të treta do të bëhet nga data 12 TETOR 2013 deri më 13 NENDOR 2013 nga ORA 09.00 deri më 18.00, personalisht nga studenti në Rektoratin e Universitetit pranë Komisionit të Bursave me dokumentet si më poshtë:
Studentët nga Bashkia(Qytetet)
- Kërkesë për tu trajtuar me bursë.
- Vërtetim të thjeshtë studenti.
- Deklaratë personale.
- Çertifikatë familjare e tre muajve të fundit ( nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar sipas pikës 3/a të VKM).
- Vërtetim për të ardhurat për të gjithë pjestarët e familjes sipas rastit pune/papunësie/pensioni (në rastet kur paraqitet vërtetimi i papunesisë duhet të jetë i plotë ku të përcaktohet punëkërkues i papunë, trajtohet ose jo me pagesë papunësie ndërsa vërtetimet e punës/pensionit të kenë shprehimisht masën).
- Vërtetim i trajtimit me/pa ndihmë ekonomike ( të cilësohet masa e ndihmës e plotë/e pjesshme dhe vlera e saj.
- Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore që nuk ushtron aktivitet privat për çdo pjestar të familjes veçmas duke përfshirë edhe vetë studentin.
- Fotokopje e dokumentit të indentifikimit.
- Nr.IBAN nga Raiffeisen Bank (të konfirmuar nga Banka) .
Sqarim për pjestarët e familjes deri në 14 vjec vërtetim shkolle ndërsa 14-18 vjeç vërtetim shkolle ose Vërtetim pune/papunësie
Studentët nga Komuna(Fshati)
- Kërkesë për tu trajtuar me bursë.
- Vërtetim të thjeshtë studenti.
- Deklaratë personale(që gjendet në fund të artikullit).
- Çertifikatë familjare e tre muajve të fundit ( nuk pranohet certifikata e ndarjes nga trungu familjar sipas pikës 3/a të VKM).
- Vërtetim i trajtimit me ndihmë ekonomike ( të cilësohet masa e ndihmës e plotë/e pjesshme dhe vlera e saj.
- Fotokopje e dokumentit të indentifikimit.
- Nr.IBAN nga Raiffeisen Bank (të konfirmuar nga Banka)
Shënim1.Dokumentet duhet të jenë të plotë, origjinalë.( certifikata e tre muajve të fundit).
2.Deklarata personale pasi të përpilohet e te nënshkruhet nga studenti duhet edhe të fotokopjohet që studenti të marrë konfirmimin e dorëzimit të kërkesës nga specialisti ku i dorëzon ato. Firma origjinale e specialistit do të vendoset në deklaratë edhe në fotokopjen e saj.
Komisioni i shqyrtimit të bursave
- 3003 lexime