- Shqip
- English
Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”, Statutit të Universitetit, Senati Akademik në mbledhjen e tij të datës 6.10.2016.
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e nenit 29 "Studenti kalues i një kursi për rregulloret e studimeve të ciklit të parë Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor".
• Neni 29 i rregullores së studimeve të ciklit të parë ndryshon: “Studenti i vitit të parë për të kaluar në vitin pasardhës, duhet të ketë grumbulluar nga viti që ndjek të paktën 20 pikë /kredite. Studenti i vitit të dytë për të kaluar në vitin pasardhës, duhet ketë grumbulluar nga viti që ndjek të paktën 30 pikë kredite. Në pikët kredite (ECTS) përfshihen edhe ECTS e moduleve të veçanta.
• Neni 29 i rregullores së Masterin Profesional ndryshon “ Studenti kalon në vitin pasardhës pavarësisht nga pikë/kredite të fituara.
• Neni 29 i rregullores së Masterin Shkencor ndryshon “Studenti për të kaluar në vitin pasardhës, duhet të ketë grumbulluar nga viti që ndjek të paktën 20 pikë/kredite. Në 20 pikë/kredite (ECTS) përfshihen edhe ECTS e moduleve të veçanta.
2. Ngarkohen Fakultetet për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
- 4798 lexime