Shtëpia

Vendim nr. 407 datë: 06/10/2016 - “ PËR NDRYSHIM NË RREGULLORET E STUDIMEVE TE USH”

Në mbështetje të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë, në Republikën e Shqipërisë”, Statutit të Universitetit, Senati Akademik në mbledhjen e tij të datës 6.10.2016.

V E N D O S I:

1. Ndryshimin e nenit 29 "Studenti kalues i një kursi për rregulloret e studimeve të ciklit të parë Bachelor, Master Profesional, Master Shkencor".

Neni 29 i rregullores së studimeve të ciklit të parë ndryshon: “Studenti i vitit të parë për të kaluar në vitin pasardhës, duhet të ketë grumbulluar nga viti që ndjek të paktën 20 pikë /kredite. Studenti i vitit të dytë për të kaluar në vitin pasardhës, duhet ketë grumbulluar nga viti që ndjek të paktën 30 pikë kredite. Në pikët kredite (ECTS) përfshihen edhe ECTS e moduleve të veçanta.

Neni 29 i rregullores së Masterin Profesional ndryshon “ Studenti kalon në vitin pasardhës pavarësisht nga pikë/kredite të fituara.

Neni 29 i rregullores së Masterin Shkencor ndryshon “Studenti për të kaluar në vitin pasardhës, duhet të ketë grumbulluar nga viti që ndjek të paktën 20 pikë/kredite. Në 20 pikë/kredite (ECTS) përfshihen edhe ECTS e moduleve të veçanta.

2. Ngarkohen Fakultetet për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).