- Shqip
- English
Bazuar në ligjin nr. 80 /2015. "Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë", neni 38, pika gj, neni 48. pika 1.2 dhe vendimin nr.312. date 06. 07. 2016. të Senatit Akademik.
udhëzoj:
Hapjen e fushatës së regjistrimit të kandidatëve për anëtarë të Bordit të Admistrimit të USh-së.
Kandidatët për anëtarë te Bordit të Administrimit mund të vetëkandidohen apo propozohen nga njësitë bazë të USh-së.
Kandidadët duhet të plotësojnë kriteret e miratuara në vendimin nr.312, daië 06. 07. 2016 të Senatit si mëposhtë:
- Të jetë pedagog me kohë të plotë në USh.
- Të ketë të paktën gradën shkencore Doktor
- Të mos jetë i zgjedhur si autoritet apo në organet drejtuese të USh-së.
Nuk mund të kandidojnë për anëtar të Bordit të Administrimit anëtarët e personelit akademik që:
- Janë ne ndjekje penale dhe ndaj tvre është dhënë masë e sigurimit personal;
- Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë:
- Janë të dënuar me parë për vepra penale:
- Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore.
Dokumentacioni për kandidim dorëzohet pranë sekretares së rektorit çdo dite nga ora 8:00 - 13:00, deri më datë 20. 07. 2016. Dokumentat që duhet të dorëzohen:
- Kërkesën për kandidim e shoqëruar me CV.
- Deklarimin që nuk është i dënuar me vendim gjyqësor të formes së prerë për vepra penale; deklarimin se nuk ka shkak për të qënë objekt i ligjit nr. 138/2015 “Për garant imin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe ligjit nr. 45/2015 " Për të drejtên e informimit për dokumentet e ish- sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë
- Kopje të dokumentit të identifikimil;
- Fotokopje të titullit akademik.
Pas verifïkimit të dokumentacionit të dorëzuar, sekretari i Senatit Akademik harton listën e kandidatëve për anërtarë të Bordit të Administrimit dhe Komisioni i statutit, i rregulloreve dhe i disiplinës bën publike listën e kandidatëve plotësojnë kriteret e vendosura në vendimin 312. datë 06. 07. 2016 të Senatit Akademik duke e shpallur në faqen zvrtare të USh-së.
Mbi bazën e listës së miratuar të kandidatëve hartohen fletët e votimit për anëtarë të Bordit të Administrimit të USh-së.
Ky udhëzim hyn në fuqi menjëhërë.
- 1616 lexime