Shtëpia

Udhëzim për regjistrimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Administrimit të USh-së.

Bazuar në ligjin nr. 80 /2015. "Për Arsimin e Lartë dhe kërkimin shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë Republikën e Shqipërisë", neni 38, pika gj, neni 48. pika 1.2 dhe vendimin nr.312. date 06. 07. 2016. të Senatit Akademik.

udhëzoj:

Hapjen e fushatës së regjistrimit të kandidatëve për anëtarë të Bordit të Admistrimit të USh-së.

Kandidatët për anëtarë te Bordit të Administrimit mund të vetëkandidohen apo propozohen nga njësitë bazë të USh-së.

Kandidadët duhet të plotësojnë kriteret e miratuara në vendimin nr.312, daië 06. 07. 2016 të Senatit si mëposhtë:

  • Të jetë pedagog me kohë të plotë në USh.
  • Të ketë të paktën gradën shkencore Doktor
  • Të mos jetë i zgjedhur si autoritet apo në organet drejtuese të USh-së.

Nuk mund të kandidojnë për anëtar të Bordit të Administrimit anëtarët e personelit akademik që:

  • Janë ne ndjekje penale dhe ndaj tvre është dhënë masë e sigurimit personal;
  • Janë dënuar për vepra penale me vendim gjyqësor të formës së prerë:
  • Janë të dënuar me parë për vepra penale:
  • Ndaj tyre është dhënë masë disiplinore.

Dokumentacioni për kandidim dorëzohet pranë sekretares së rektorit çdo dite nga ora 8:00 - 13:00, deri më datë 20. 07. 2016. Dokumentat që duhet të dorëzohen:

  • Kërkesën për kandidim e shoqëruar me CV.
  • Deklarimin që nuk është i dënuar me vendim gjyqësor të formes së prerë për vepra penale; deklarimin se nuk ka shkak për të qënë objekt i ligjit nr. 138/2015 “Për garant imin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike" dhe ligjit nr. 45/2015 " Për të drejtên e informimit për dokumentet e ish- sigurimit të shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë
  • Kopje të dokumentit të identifikimil;
  • Fotokopje të titullit akademik.

Pas verifïkimit të dokumentacionit të dorëzuar, sekretari i Senatit Akademik harton listën e kandidatëve për anërtarë të Bordit të Administrimit dhe Komisioni i statutit, i rregulloreve dhe i disiplinës bën publike listën e kandidatëve plotësojnë kriteret e vendosura në vendimin 312. datë 06. 07. 2016 të Senatit Akademik duke e shpallur në faqen zvrtare të USh-së.

Mbi bazën e listës së miratuar të kandidatëve hartohen fletët e votimit për anëtarë të Bordit të Administrimit të USh-së.

Ky udhëzim hyn në fuqi menjëhërë.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).