Shtëpia

World University Service of Germany (WUS) - Scholarships and additional Offers for Albanian Students in the Transition Period between Study and Work

World University Service of Germany (WUS) në bashkëpunim me Zyrën e Këshillimit të Karrierës së Universitetit të Shkodrës "Luigj Gurakuqi" organizon një takim me studentët e Universitetit të Shkodrës me datë 18 Maj 2017, ora 11:00 në sallën e konferencave të Bibliotekës Shkencore të Universitetit të Shkodrës.
 
Shoqata Gjermane, World University Service (WUS) me qendër në Wiesbaden të Landit të Hessenit në Gjermani, mbështet elitat studentore në vende të ndryshme të botës. Mbështetja në Shqipëri do t'u ofrohet studentëve fitues të Universiteteve Shtetërore Shqiptare të të gjitha degëve, për 6 muaj praktike në Shqipëri (në Shkodër) në vlerën 250 Euro në muaj. 
 
Studentët pjesmarrës duhet të jenë në vitin e fundit bachelor (pra ata që e mbyllin sivjet, 2017), dhe master viti i parë dhe i dytë, me notë mesatare mbi 8, preferohen ata me të ardhura të pakta familjare. 
 
Përveç kriterit të notës mesatare dhe të ardhurave familjare, pjesëmarrja në trajnim është e detyruar për 30 studentët që do të përzgjidhen, dhe më pas për të kaluar në fazën e marrjes së bursës. Pra, nuk mund të kërkojë burse një student që nuk ka marrë pjesë në trajnim. Në fazën e trajnimit nuk është e domosdoshme gjuha angleze, por ata që do përzgjidhen për më tej duhet ta kenë gjuhën të dokumentuar patjetër.Përfaqësues të Shoqatës Gjermane në Shqipëri ditën e aktivitetit do të shpjegojnë proçedurat e reja, dokumentat që duhet të plotësohen për trajnim etj. 
 
Studentët e interesuar që plotësojnë kriteret e mësipërme të jenë të pranishëm në takim.
 
 
Zyra e Këshillimit të Karrierës
Universiteti i Shkodrës "Luigj Gurakuqi"

 

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).