Shtëpia

Vendimi i Senatit Akademik (SA) të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në mbledhjen e tij të dates 07.09.2016

Senati Akademik (SA) i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, në mbledhjen e tij të dates 07.09.2016, trajtoi çështjet e mëposhtme:

  1. Organizimin e Këshillit të Etikës të USH-së, në mbështetje të nenit 44 pika 1, 2, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL e RSH-së”, dhe bazuar në nenin 16; pika 2,3 të Statutit të USH-së
  2. Miratimin e tarifes së rregjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve (Bachelor), sistemi me kohë të plotë, për vitin akademik 2016-2017 në USH, në mbështetje të Ligjit Nr.80/2015 "‘Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL e RSPT' neni 6/ pika 29, neni 108, 109; Udhëzimit të MAS nr.13, daté 22.07.2016 “Për procedurat e aplikimit dhe rregjistrimit në programet e ciklit të parë të studimeve, me karakter professional, si dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, me kohë të plotë, në IAL, për vitin akademik 2016-2017”.

Përsa i përket pikës së parë të agjendës së mbledhjes, mbështetur në nenin 44 pika 1, 2, të ligjit nr. 80/2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në IAL e RSH-së”, dhe bazuar në nenin 16 dhe pika 2,3 të Statutit të USH, Rektori propozoi kandidatët e mëposhtëm për anëtarë të Këshillit të Etikës të USH-së pasi i ishte marrë miratimi me shkrim i tyre për t’u angazhuar si anëtar i këtij organi kolegjial:

  1. Adem Bekteshi (Kryetar)
  2. Mimoza Priku (Anëtar)
  3. Sandër Broci (Anëtar)
  4. Fatbardha Osmanaga (Anëtar)
  5. Ermira Kalaj (Anëtar)

Ky propozim i Rektorit u miratua unanimisht nga SA i USH-së.

Në lidhje me pikën e dytë të agjendës së kësaj mbledhje, pas diskutimeve nga anëtarët e SA të USH-së mbi nevojen e ndryshimit të tarifes egzistuese të rregjistrimit në programet e ciklit

të stiidimeve (Bachelor), sistemi me kohë të plotë SA miratoi unanimish ndryshimin e kësaj tarife nga 1600 (një mijë e gjashte qind) lek në 2000 (dy mijë) lek për vitin akademik 2016- 2017. U la detyrë ti kalohet për miratim Bordit të Administrimit të USH.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).