- Shqip
- English
Më datë 6 Prill 2018, në sallën 307 të Fakultetetit Ekonomik, Qendra e Ekselencës e USH-së, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik dhe atë të Shkencave të Edukimit, zhvilluan një takim me qëllim trajnues me stafin e punësuar rishtazi pranë këtij universiteti me titull “Konceptime bashkohore te mesimdhenies ne IAL” . Në trajnim ishin të pranishëm, pedagogët me kohë të plotë të rekrutuar së fundmi nga Fakulteti Ekonomik, ai i Shkencave të Edukimit dhe ai i Gjuhëve të huaja, pedagogë të jashtëm të këtyre fakulteteve si dhe Dekanët përkatësisht të Fakultetit të Shkencave të Edukimit, Prof. Dr. Fatmir Vadahi dhe Fakultetit Ekonomik, Prof. As. Dr. Blerta Dragusha.
Në leksionin e prezantuar nga Dr. Eranda Bilali, lektore pranë Fakultetit të Shkencave të Edukimit, u theksua nevoja e përqafimit nga stafet mësimdhënëse të universitetit e metodave të reja të mësimdhënies, si ato interaktive dhe ato të punës së pavarur të studentëve përmes realizimit të projektevetë ndryshme në grup. Takimi u konceptua më shumë në formën e një bashkëbisedimi dhe diskutimi mes lektores dhe pjesëmarrëve, ku secili solli idetë dhe eksperiencat e veta ne drejtim të përmirësimit të metodave të mësimdhënies dhe bërjes së tyre sa më bashkëkohore. Në përfundim, pjesëmarrësit shprehën vlerësimin e tyre për takimin dhe gatishmërinë e entuziazmin e tyre për të qenë pjesë e takimeve të tilla edhe në të ardhmen.
- 2443 lexime