Shtëpia

Thirrje për pjesëmarrje në një konkurs mbi konceptet dhe parimet bazë të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me to.

Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit (ZSHDA) është një institucion qëndror, person publik juridik, i ngritur nga Ministria e Kulturës, për të përmbushur detyrimet e Shqipërisë në fushën e të drejtave të autorit dhe zbatimit të tyre.

Në kuadër të detyrimeve që burojnë nga Strategjia Kombëtare për Zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (2010-2015) si dhe në zbatim të politikave të qeverisë shqiptare në luftën kundër piraterisë dhe shkeljes së pronësisë intelektuale, Zyra Shqiptare për të Drejtën e Autorit, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, organizon një konkurs në sistemin universitar të vendit mbi konceptet dhe parimet bazë të së drejtës së autorit dhe të drejtave të lidhura me to.

Konkursi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” do të zhvillohet më 20 prill 2015, ora 11: 00, në sallën e Konferencave të Bibliotekës Universitare. Ky konkurs do të jetë i hapur në sensin e organizimit të informacionit, që do të thotë se nuk do të ketë pyetësorë pyetje/përgjigje, por i gjithë informacioni do të merret në faqen zyrtare www.zshda.gov.al ose në faqen e Organizatës Botërore të Pronesisë Intelektuale (www.wipo.int) .

Juria e konkursit përbëhet nga stafi i ZSHDA së bashku me 3- 4 pegadogë të USH-së. Për fituesit e këtij konkursi do të ketë një fazë të dytë duke konkurruar në finale më 26 prill 2015.

Konkursi ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve dhe pedagogëve për çështjet e të drejtave të pronësisë intelektuale si dhe sensiblizimin mbi të drejtën e autorit në shkolla, e cila do të ketë efekt në uljen e piraterisë së pronësisë intelektuale, duke ditur se këto grupmosha janë edhe përdorues masiv të kësaj pasurie. Eksperienca botërore ka treguar se veprimtari të tilla sjellin impakte pozitive dhe frytdhënëse në luftën kundër piraterisë dhe kudravajtjeve si një detyrim i Shqipërisë për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.

Konkursi ka për qëllim të nxisë politikat e reja të qeverisë shqiptare lidhur me nevojat emergjente në luftën kundër piraterisë dhe shkeljes së pronësisë intelektuale që ekziston në Shqipëri si një detyrim që rrjedh edhe nga neni 73 i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, në të cilin palët konfirmojnë rëndësinë e sigurimit të nivelit të posaçëm të mbrojtjes dhe vendosjes së të drejtave të pronësisë intelektuale në Shqipëri në nivel të ngjashëm me atë të Bashkimit Europian.

Zbatimi i së drejtës në lidhje me mbrojtjen e pronësise intelektuale, është një element themelor për zhvillimin e konkurrencës së rregullt dhe të drejtë në çdo aspekt të jetës sociale dhe ekonomike të një vendi. Deklarata Universale për të Drejtat e Njeriut, në nenin 27 të saj specifikon se: “Gjithkush ka të drejtë të mbrojë interesat morale dhe materiale, që rrjedhin nga çdo krijimtari shkencore, letrare, artistike, autor i të cilave është ai vetë”

Slogani i konkursit është: “Pirateria dëmton integritetin dhe kulturën e një kombi. Të respektojmë të drejtat e autorit në Republikën e Shqipërisë"

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).