Shtëpia

Takimi mes delegacionit të qeverisë të Malit të Zi dhe përfaqësuesve të Universitetit të Shkodrës

Ditën e premte datë 15 shtator, në Rektoratin e Universitetit të Shkodrës u zhvillua takimi mes delegacionit të qeverisë të Malit të Zi me përfaqësues z.Marash Dukaj zv/ministër në Ministrinë e Arsimit, z.Leon Gjokaj zv/ministër në Ministrinë e të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave si dhe z. Valon Dasharami sekretar i Ministrisë për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe përfaqësuesve të Universitetit të Shkodrës. Delegacioni u prit nga Rektori i Universitetit të Shkodrës, prof.dr. Adem Bekteshi, dhe dekanë të këtij Universiteti pranë ambjenteve të Universitetit.

 Prof.dr. Adem Bekteshi falenderoi delgacionin për vizitën duke vlerësuar takimin dhe bashkëpunimin e rëndësishëm reciprok me projekte të përbashkëta dhe zgjerimin e shkëmbimeve mes dy universiteteve të dy vendeve. Një ndër pikat kryesore të vizitës ishte rregjistrimi i studentëve shqiptar të Malit të Zi në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ku u ra dakort për të ofruar kuota për ciklin e tretë të studimeve për studentët e Malit të Zi.

Prof.dr. Adem Bekteshi gjithashtu theksoi se organizimi i trajnimeve të përbashkëta mes mësuesve të shkollave si dhe hapja e ciklit parashkollor në gjuhën shqipe në Universitetin e Podgoricës mbeten objektiva akademike shume të rëndësishme të bashkëpunimit mes Universitetit të Shkodrës dhe institucioneve të arsimit të Malit të Zi. Me këtë rast u theksua dhe vlerësua kontributi i profesorëve tonë në fushën e edukimit të shqiptarëve në Malin e Zi.

Z. Dukaj zv/Ministër i Arsimit falenderoi në emër të delgacionit dhe theksoi dëshirën e studentëve banues në Malin e Zi për të vazhduar studimet në Universitetin “Luigj Gurakuqi” duke e konsideruar atë si një destinacion kryesor për to.

Kualifikimi i stafit akademik të USH

Profesorë 10%
 
Profesorë i asociuar 22%
 
Me gradë Dr. dhe/ose me titull docent 39%
 
Me gradë Asistent lektor 29%
 
 

Studentët

11988 studentët me kohë të plotë.
 
2153 studentët me kohë të pjesshme
 
1885 studentët në cikël të dytë
 
12 Sudentë në Ciklin e III (Doktoratura).